Jozefina Topalli tregon për fëmijërinë: Isha çapkëne dhe luaja me djemtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koordinatorja e ‘Lëvizjes për Ndryshim’ Jozefina Topalli në një intervistë për gazetarin Bledi Strakosha ka hapur zemrën dhe ka folur për fëmijërinë e saj të hershme.

Duke përshkruar shumë bukur momentet që ajo ka kaluar në lagjet e Shkodrës, me detaje dhe plot emocione, Topalli na tregoi se në rininë e saj ka qenë një vajzë çapkëne, e cila luante me djemtë dhe i pëlqenin sportet.

Ish-kryeparlamentarja ka treguar dhe një episod që e ka bërë atë të ndihej në siklet.

Topalli: Ne jetonim në një shtëpi shumë të madhe, me kopsh përpara me shumë lule, pas ishte oborri, më pas një fushë sporti. Nuk na mjaftonte as oborri as rrugica, 15 fëmijë iknim te fusha. E donim shumë njeri-tjetrin, organizonim festivale. Vendosnim dy çarçafë si perde skene. Këndonim, aktronim, e mbushnim ditën me gëzim me dashuri, me vrapime me lojëra nga më të ndryshmet. Ndiheshim mirë fizikisht. Këmbët ishin të lagura nga bora dhe shiu, dhe nuk shkonim në shtëpi. Fëmijërai e bukur, shkollën e kishim afër. Duke u rritur duke menduar të ndihmojmë dhe prindërit. Shumica e atyre fëmijëve nuk jetojnë më në qytetin e Shkodrës. Kush nuk ka ardhur në Tiranë ka ikur jashtë-shtetit. Tani jemi lidhur me njeri-tjetrin me anë të teknologjisë.

Unë e doja shumë sportin, merrja pjesë në stadium në atletikë, mund të fitoja vendin e parë në 100 metra, ndërsa në 200 dhe 400 ma kalonin. Më pas u afeksionova pas volejbollit, afër shtëpisë. Im vëlla u bë volejbollist.

Sa filloi muzika unë isha me kitarë bas, ishte hera e parë që dilja në skenë dhe mu këput teli i kitarës. Më thoshin dil nga orkestra dhe hajde të lidhim telin, por mua më vinte turp. Hezitova, pastaj shkova, por deri atëherë isha mbuluar me djersë nga sikleti.

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV