Spanja dhe Franca regjistrojnë rastet e para të koronavirusit të ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Varianti i ri i koronavirusit që mendohet ta ketë origjinën nga Britania e Madhe po përhapet me shpejtësi në të gjitha shtetet.

Pas Japonisë, ditën e sotme Franca dhe Spanja njoftuan se janë regjistruar rastet e para me variantin e ri të COVID-19.

Në Francë rezultoi i infektuar një qytetar që kishte udhëtuar nga Anglia, por nuk kishte simptoma dhe është vetëizoluar.

Ndërkohë në Spanjë janë regjistruar 4 rastet e para të infektimit me variantin e ri të COVID-19, edhe këta të kthyer nga Anglia, ndërkohë që janë karantinuar në Madrid.

Varianti i ri i koronavirusit u shfaq fillimisht në Britaninë e Madhe, ndërkohë që është përhapur në disa shtete.

Më shumë se 50 vende në botë kanë ndërprerë fluturimet me Britaninë e MAdhe, mes tyre edhe Shqipëria.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Nis vjelja e tarifës doganore 10% edhe për Shqipërinë/ Mundësi për tregje të reja në BE

SHBA nis sot vjeljen e tarifës doganore 10% që u ka vendosur disa vendeve përfshirë edhe Shqipërinë dhe Malin...

Anëtarësimi në BE/ Ja pesë grupet e reformave që duhen kryer deri më 2027

Shqipëria duhet të zbatojë 31 reforma që lidhen me 141 ndërhyrje që synojnë përmirësimin e klimës së biznesit, arsimin, infrastrukturën dhe teknologjinë deri në...

Tarifat e reja të vendosura nga Trump/ Kriza më e keqe e Wall Street-it që nga COVID-i

Aksionet globale u tronditën për të dytën ditë radhazi, ndërsa bota vazhdoi të reagojë ndaj tarifave globale të Donald Trump. Tregjet e aksioneve në Azi,...

Paundi në minimumin historik, dollari në rënie/ Kursi i këmbimit 5 Prill 2025

Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbehet me 98.7 lekë në blerje dhe 99.5 lekë në shitje. Dollari amerikan blihet me...

Lajme të tjera

Web TV