Një ngjarje, fatmirësisht pa pasoja në njerëz është regjistruar në Francë, në qytetin Desis.
Mediat e huaja raportojnë se një makinë me shpejtësi të madhe mori para dhe plagosi tre persona që ndodheshin në oborrin e një kishe, por edhe brenda saj.
Nga tre të plagosurit, vetëm një djalë i ri pësoi dëmtime më të rëndë dhe u dërgua në spital.
Si ndodhi ngjarja
Një 84-vjeçar, i cili po drejtonte makinën e tij ngatërroi pedaljen e frenave me atë të gazit. Fillimisht, autoritetet lokale menduan për një sulm të mundshëm terrorist, pasi qytetarët të alarmuar kishin telefonuar policinë dhe kishin raportuar se një makinë kishte hyrë në kishën në St. Are dhe se ishin dëgjuar të shtëna.
“Për fat të mirë vetëm gjysma e portës së kishës ishte hapur dhe automjeti u detyrua të kthehej majtas dhe të godiste një kolonë, në vend që të vazhdonte drejt në korridor”, thonë dëshmitarët.
Incidenti shkaktoi panik midis 30 besimtarëve që ishin në kishë.
Pa.Va/Fjala.al