Si mashtroi me llogarinë për “pagën e luftës”, pranga 32-vjeçarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale nëpërmjet mashtrimit kompjuterik. Vihet në pranga një shtetas, për përfitime të shumave të mëdha nëpërmjet mashtrimit kompjuterik. 32-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit është organizuar dhe finalizuar një tjetër operacion policor i koduar “PLATFORMA”.

Pas një hetimi 6-mujor, duke vlerësuar maksimalisht situatën kriminale të krijuar, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka kryer hetime të plota në lidhje me kallëzimin e marrë nga një bankë e nivelit të dytë në territorin e Republikës së Shqipërisë, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka kryer ndalimin e shtetasit:

 D. T. , 32 vjeç, banues në Durrës, i dënuar me gjobë për kryerjen e veprës penale “Vetëgjyqësia”, nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës;

 I dënuar me 3 muaj burg për kryerjen e veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës;

 I dënuar me 9 muaj burg për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi” nga Gjykata e Shkallës së Parë Berat (aktualisht në proces në Gjykatën e Apelit Vlorë);

 Aktualisht i ndaluar si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Materiali hetimor i ndjekur nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike kishte të bënte me dyshime të arsyeshme se ky shtetas, duke përfituar dhe nga situata e pandemisë COVID-19 për hapjen e llogarive bankare për përfitimin e “Pagës së luftës”, kishte hapur një llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Lexo edhe :  VIDEO/ Momenti i djegies së autobusëve në ish-Uzinën e Autotraktorëve

Kjo llogari ishte hapur që ky shtetas të shfrytëzonte një hapësirë që gjendej në shërbimin bankar dixhital. Pas kësaj, ky shtetas ka arritur të kryejë 36 transaksione financiare në një vlerë 15.533.510 lekë të reja, në llogari të ndryshme të bankave të tjera të nivelit të dytë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Pas transferimit të shumave të ndryshme ky shtetas kryente tërheqje nga bankat ku ishin transferuar këto fonde, nëpërmjet kartave bankare ose duke u paraqitur vetë në bankë.

Gjithashtu, ky shtetas ka tentuar t’i tërheqë këto fonde dhe nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal.

Materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe proceduriale, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ja si do të jetë moti në këtë fund dhjetori, dhe si pritet të nisë 2025

Nga dita e hënë deri ditën e enjte moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët, ndërsa vranësirat të pakta...

Broja titullar për herë të parë, Everton mposhtet në shtëpi nga Nottingham Forest

Everton është mposhtur me rezultatin 0 me 2 nga Nottinham Forest. Ndeshja pati vlerë për javën e 19-të të Premier Ligë dhe Broja u...

Mjekët paralajmërojnë për meningjitin, ja kur duhet të vaksinohen fëmijët

Edhe pse Shqipëria nuk e ka në kalendarin e detyrueshëm vaksinën ndaj meningitit, prindërit u kërkojnë mjekëve pediatër nëpër qendra shëndetësore informacion ku mund...

Ilir Meta prej dy muajsh në burg, deputetët e PL-së ‘e djegin’ në festën e fundvitit

Anëtarët e Partisë së Lirisë imitojnë aleatet e tyre te PD-se, duke kënduar dhe kërcyer për festat e fundvitit, duke i thurur lavde kryetarit...

Drejtori i Policisë Proda mesazh nga Kakavija për shërbimet kufitare

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ju ka kërkuar nga Kakavija të gjitha shërbimeve të Policisë Kufitare angazhim maksimal...

Lajme të tjera

Web TV