Pas 5 vjetësh studim në thellësi të Atlantikut, zbulohen 12 specie të reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim 5-vjeçar në thellësi të Atlantikut ka zbuluar 12 specie të reja. Myshqet e detit, molusqet dhe koralet i ishin shmangur zbulimit, sepse fundi i detit është kaq i pashkelur, thonë shkencëtarët.

Studiuesit paralajmërojnë se kafshët e sapo zbuluara mund të kërcënohen nga ndryshimi i klimës.

Dioksidi i karbonit i thithur nga oqeani po e bën atë më acid, duke bërë që skeletet e koraleve të gërryhen.

Shkencëtarët theksuan se nuk ishte shumë vonë për të mbrojtur këto specie të veçanta dhe habitatet e rëndësishme që ata zënë.

Ekipi gjeti gjithashtu afërsisht 35 të dhëna të specieve në zona ku ato ishin të panjohura më parë.

Ngrohja e oqeanit, acidifikimi dhe ulja e disponueshmërisë së ushqimit do të kombinohen për të zhvendosur ndjeshëm dhe për të zvogëluar disponueshmërinë e habitateve të përshtatshme për speciet në thellësi të detit deri në vitin 2100.

Shkencëtarët zbuluan një zonë të burimeve të nxehta në fund të detit në Azore. Fushat hidrotermale janë zona të rëndësishme të produktivitetit biologjik relativisht të lartë, që strehojnë komunitete komplekse në mes të oqeanit të gjerë e të thellë.

Ne mund të themi se kemi harta më të mira të sipërfaqes së Hënës dhe Marsit, sesa të fundit të detit”, tha Prof George Wolff nga Universiteti i Liverpulit.

“Sa herë shkoni në thellësi të oqeanit, ju gjeni diçka të re, jo vetëm specie individuale, por ekosisteme të tëra.”

Projekti u drejtuar nga Prof. Murray Roberts nga Universiteti i Edinburgut, i cili u shpreh për BBC se në gati pesë vjet eksplorim dhe hetim ishin zbuluar disa vende të veçanta në oqean.

“Ne gjetëm bashkësi të tëra të formuara nga sfungjerë ose korale të thella oqeanike që formojnë qytetet në thellësi të detit. Peshqit me të vërtetë të rëndësishëm përdorin këto vende si pjellore. Nëse ato qytete janë dëmtuar nga përdorimet shkatërruese të njerëzve, ata peshq nuk kanë ku të pjellin dhe funksioni i atyre gjithë ekosistemeve humbet për brezat e ardhshëm” shpjegoi ai.

Lexo edhe :  Rregulli 6-6-6 i ecjes: Si ta përdorni këtë trend për të humbur peshë në mënyrë efektive?

Projekti përfshiu studiues nga 13 vende përreth Atlantikut, duke kombinuar kiminë dhe fizikën e oqeanit, si dhe zbulimin biologjik, për të kuptuar se si ambienti oqeanik po ndryshon, ndërsa ngrohja globale dhe njerëzit shfrytëzojnë më shumë detin e thellë për peshkim dhe nxjerrjen e mineraleve.

Të fundit

Vendosja e parkimetrave në rrugë, shpallet fituesi për projektin pilot në Tiranë

Tirana do të aplikojë vendosjen e pajisjeve parkimetër të cilat do të mundësojnë pagesat e parkimit të makinave. Tirana...

“Unë ty ta ha”, çfarë ndodhi mes G-Banit dhe Aldos?

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, tensionet dhe debatet janë bërë një pjesë e përditshme e jetës së banorëve. Duket se nuk ka një...

Mesazhet mashtruese/ Brumbulli: Hakerat po vjedhin të dhënat bankare dhe paratë

Shoqata e Bankave i ka kërkuar qytetarëve që të bëjnë kujdes dhe të mos bien pre e mashtrimeve online. Së fundmi janë konstatuar një...

Rrezik për përmbytje në Lukovë/ Policia: Dyshohet se është çarë diga e hidrocentralit

Himarë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 12:38, në Bunec, Lukovë, dyshohet se është çarë diga e hidrocentralit, duke krijuar rrezik për përmbytje. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e...

Papa Françesku rrëzohet në rezidencën në Vatikan, pëson thyerje të krahut

Papa Françesku ka rënë mëngjesin e sotëm në rezidencën e tij në Vatikan. Si pasojë, ka pësuar një thyerje të parakrahut të djathtë. Sipas mediave italiane,...

Lajme të tjera

Web TV