Vdekja e Kobe Bryant, mesazhet e ngushëllimit nga Obama tek O’Neal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjithë bota është në zi. Një aksident tragjik i ka marrë jetën legjendës së basketbollit amerikan, atij që e bëri atë lojë të kuptonte se ka kap majat. Mbase ishte hera e parë në historinë e të gjitha sporteve kur me lehtësi kushdo do ta pranonte: Po, basketbolli amerikan me Kobe Bryant ka arritur majat!

Por nuk ishte e thënë që legjenda e tij e gjallë të vijonte me një trashëgimtar të denjë e të drejtpërdrejtë të cilën e mori me vete.

Pas ngjarjes së rëndë, gjithë emrat e njohur të politikës, sportit, artit, kinematografisë dhe tifozëria e shumtë anë e mbanë globit kanë përcjellë mesazhe drejt familjes së atij që u konsiderua ‘legjenda e gjallë e basketbollit!

Me qindra fansa të LA Lakers janë mbledhur para “Staples Center” për të kujtuar yllin e tyre. Ata kanë qëndruar gjatë bashkë dhe janë dëgjuar teksa brohorisnin: “Faleminderit, Kobe”. Bryant ishte legjendë e LA Lakers. Aty luajti për 20 vjet dhe fitoi pesë tituj kampioni.

Reagime

O’Neal
Shoku i tij, një nga më të mirët e kohës së tij, që luajtën bashkë për shumë vite, Shake O’Neal, ka reaguar me një shkrim emocional në Twitter për vdekjen e Kope: “Nuk ka fjalë që përshkruan dhimbjen të cilën po kaloj në këtë momente me humbjen e shokut tim, vëllait dhe partnerit tim në fitimin e atyre kampionateve. Të dua vëlla dhe do të më mungosh. Ngushëllimet e mia për familjen Bryant dhe familjet e të gjithë pasagjerëve që ishin në bord. Nuk kam fjalë”, shkuan ish-qendra e Lakers.

Obama
Në një mesazh të gjatë me një foto të përbashkët, Barak Obama ka thënë se edhe më e rëndë është vdekja e së bijës së Bryantit, Giannas 13-vjeçare. “Kobe ishte legjendë në parket dhe sapo kishte nisur atë që mund të vlerësohet si akti i dytë. Humbja e Giannas është edhe më e rëndë për ne si prindër. Michelle dhe unë iu dërgojmë dashuri dhe lutje për Vanessan dhe familjen Bryant në një ditë të pabesueshme”!

Lexo edhe :  “Mirë se vini në Tiranë”,Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Italisë

Barcelona
“Të shokuar me vdekjen e Kobe Bryant, një sportist shembull brenda dhe jashtë fushës. Ngushëllimet tona më të përzemërta familjes dhe të dashurve të tij. Pusho në paqe, kampion”!

Real Madrit

Keqardhje për vdekjen e Kobe Bryant, legjendës së sportit botëror. Klubi dëshiron të përcjell ngushëllimet e tij për familjen dhe miqtë e tyre për këtë humbje që ka tronditur botën e sportit”!

 Kevin Love
“Të lutem jo. Të lutem zot jo. S’mund të jetë e vërtetë”.

Zidan
“Është lajm i tmerrshëm që prek gjithë botën, të gjithë neve. Jemi shumë keq”! n.k/Fjala.al/

Të fundit

Robbie Williams barazoi rekordin e Beatles me 15 albume nr. 1 në Mbretërinë e Bashkuar

Robbie Williams ka barazuar rekordin e The Beatles për shumicën e albumeve në vendin e parë në tabelën e...

Kolumbia dërgon avionë të forcave ajrore për të marrë emigrantët e dëbuar nga SHBA

Një avion i Forcave Ajrore Kolumbiane u nis sot nga San Diego me 110 imigrantë kolumbianë të dëbuar. Një avion i dytë u nis...

Studimi/ Prindërit kanë gjithmonë një fëmijë të preferuar!

Një studim i botuar në Psychological Bulletin i jep fund dyshimit shekullor që mundon fëmijët në të gjithë botën: a kanë babi dhe mami një fëmijë të...

Gafë e lojtarit të Barcelonës në konferencë: “Gasperini? Cili lojtar është ky?”

Alejandro Balde, talenti i ri i Barcelonës, ishte ai i cili u shfaq në konferencë për mediat përkrah trajnerit Hansi Flick, për të folur...

A do të na godasë vërtetë një asteroid në vitin 2032?

Asteroidi 2024 YR4 , i zbuluar vitin e kaluar, u klasifikua si niveli 3 në shkallën e Torinos , sistemi që mat rrezikun e...

Lajme të tjera

Web TV