Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për sot, 27 janar, 2020!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi
Përfitoni nga Hëna në shenjën e Luanit për të realizuar atë që ju intereson. Shpirt vëzhgues, tërheqës në aftësinë për të bindur të tjerët. Argëtohuni një festë apo diskotekë.

Demi
Nëse humori nuk është edhe aq  i mirë, hiqni qafe shqetësimet dhe mendimet e zymta dhe lejojini vetes një pushim të këndshëm me partnerin.  Ndjenja e nostalgjisë do t’ju lodhë disi, prandaj mos mendoni shumë.

Binjakët
Në qoftë se partneri do të tregohet i ftohtë ndaj programeve tuaja të ditës për impenjime në punë ose nga dembelizmi, natyrisht përfitoni për tu argëtuar me miqtë tuaj.

Gaforrja
Mos u shqetësoni me dyshime, telefononi dhe sqaroni drejtpërdrejt një çështje që ka mbetur e paqartë për shkakun tuaj apo të personave të tjerë. Dashuria vazhdon shumë mirë.

Luani
Keni në dispozicion të gjithë përbërësit e nevojshme për të kaluar një ditë të këndshme në shoqërinë e personave stimulues. Do të kënaqeni, gjithashtu do të njihni edhe njerëz të rinj.

Virgjëresha
Do të kaloni një ditë përkushtuar studimit dhe punës dhe kjo do t’ju bëjë shumë mirë. Nga ky pushim dhe qëtësi mund t’ju lindin ide të reja . Jeta në çift duket tashmë se është e stabilizuar.

Peshorja
Do të jetë një ditë dinamike dhe e shkëlqyeshme. Do të udhëtoni bashkë me miqtë tuaj dhe gjithçka do të kalojë këndshëm. Me partnerin një darkë e rafinuar mund t’i japë një hov të ri jetës tuaj në çift.

Akrepi
Nëse ndiheni të lodhur dhe të pa motivuar, ia dedikoni këtë ditë të pare të javës punës dhe aktivitetit ekonomik. Shtyni të gjitha impenjimet urgjente dhe bëni atë që ju bën të ndiheni mirë.

Lexo edhe :  Arsyet pse plakemi më shpejt në dimër dhe çfarë mund të bëjmë për ta parandaluar…

Shigjetari
Qielli duket se është tërësisht në anën tuaj. Do të keni sadisfaksione personale të cilat ju favorizojnë si në profesionin tuaj ashtu edhe në projektet e reja. Do të keni një njohje të re, ndoshta një histori intriguese.

Bricjapi
Edhe pse profesioni është shumë i rëndësishëm për ju, kërkoni të mos sakrifikoni as partnerin tuaj as kohën e lirë. Një ditë pozitive për të përfunduar disa çështje apo të zgjidhni punë të lëna përgjysmë.

Ujori
Në  çift parashikohen mospajtime për shkak të Hënës tek Luani. Një xhelozi e pazakontë do t’ju bëjë të dilni jashtë karakterit tuaj. Paqja është e mirë po duhet një dozë e mirë tolerance.

Peshqit
Vini rregull përreth jush e mos lejoni që të jenë të tjerët ata që jua diktojnë atë që duhet të bëni. Do të jeni në gjendje t’i jepni shumë partnerit, me dashurinë që keni. /Fjala.al/

Të fundit

Janar-gusht 2024, cilat ishin institucionet me performancën më të dobët me shpenzimet

Raportet zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se realizimin më të ulët të investimeve e ka Ministria e Ekonomisë,...

Shtohen operacionet për ndalimin e emigrantëve të paligjshëm, 100 të arrestuar në Çikago

Organet federale të zbatimit të ligjit i kanë shtuar operacionet për ndalimin e emigrantëve të paligjshëm në disa qytete amerikane si pjesë e premtimit...

Themeluesi i Playboy pagoi 75 mijë dollarë për t’u varrosur pranë Marilyn Monroe

Pavarësisht se nuk e takoi kurrë personalisht, Hugh Hefner zgjodhi që 25 vjet para vdekjes së tij të prenotonte një varr pranë Marilyn Monroe, duke shkaktuar...

“Squid Game”/ Zbulohet data e premierës së sezonit 3

Sezoni i tretë i serialit “Squid Game” do të transmetohet më 27 qershor, njoftoi Netflix. Lajmi u zbulua në një event të Netflix, së bashku...

Gjendet në rezervuar trupi i 54-vjeçarit të zhdukur prej ditësh

54-vjeçari V. L. i cili ishte shpallur i humbur nga familjarët e tij është gjetur i pajetë në rezervuarin e Kamenicës.

Lajme të tjera

Web TV