Infermieri amerikan pozitiv me Covid-19 një javë pasi ishte vaksinuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një infermier në Kaliforni rezultoi pozitiv me Covid-19 më shumë se një javë pasi mori vaksinën e Pfizer.

Kompania farmaceutike reagoi menjëherë duke thënë se “do të shqyrtojë të gjithë informacionin e disponueshëm mbi këtë rast dhe të gjitha raportet e një diagnoze të konfirmuar pas vaksinimit”.

“Personi mund të ketë marrë sëmundjen para ose menjëherë pas vaksinimit,” shtoi Pfizer në një deklaratë.

Matthew W., 45, një infermier në dy spitale të ndryshme lokale, tha në një postim në Facebook më 18 dhjetor se ai kishte marrë vaksinën Pfizer. Infermieri i tha ABC News se kishte një dhimbje në krah për një ditë, pa ndonjë efekt tjetër anësor.

Gjashtë ditë më vonë, në prag të Krishtlindjes, ai u sëmur pasi ishte në detyrë në një njësi Covid-19. Ai kishte të dridhura dhe më vonë vuante nga dhimbje muskulore dhe lodhje. Pasi kreu testimin rezultoi pozitiv për koronavirus.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Proteina “magjike” që zgjat jetëgjatësinë dhe ngadalëson procesin e plakjes

Prej kohësh, shkencëtarët kanë qenë në kërkim të “burimit të rinisë”, i cili mund t’i ndihmojë njerëzit të jetojnë...

E papritur! Albin Kurti shkarkon nga detyra zv. ministrin Arbër Vokrri

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka liruar sot nga detyra zëvendësminstrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri. Ky vendim vjen...

KQZ certifikon rezultatet e katër qarqeve Vlorë, Fier, Lezhë dhe Gjirokastër

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve certifikon rezultatet për 4 qarqe të tjera të vendit pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Në seancën e sotme publike (23...

Artan Shkeli tregon takimin e fundit me Lamen para se të nisej për në spital

Akritekti dhe një ndër miqtë më të mirë të Tan Lames, Artan Shkreli ka zbuluar takimin e fundit me të, para se të nisej...

Bie nga kati i tretë i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një hotel në Rinas, ku një fëmijë 2-vjeçar, holandez, ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i...

Lajme të tjera

Web TV