Ndryshimet në qeveri/ Kuvendi mban të hënën seancë të jashtëzakonshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndryshimet e reja në qeveri ku Olta Xhaçka u dekretuar nga Presidenti Meta si ministre të Jashtme dhe Niko Peleshin në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, ka sjellë mbajtjen e një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit.

Kuvendi ka vendosur të mblidhet të hënë më 4 janar 2021 në orën 17:00 për të miratuar dekretet e presidentit Ilir Meta. Kuvendi i Shqipërisë nis sesionin e ri parlamentar më 18 janar, por emërimi i ministrave të rinj ka bërë që ajo të mblidhe 2 javë më parë në një seancë të jashtëzakonshme.

Presidenti Ilir Meta dekretoi mëngjesin e 31 dhjetorit Olta Xhaçkën dhe Niko Peleshin. Emërimi i Olta Xhaçkës në krye të Ministrisë së Jashtme u bë pas dorëheqjes së Gent Cakaj, ndërsa është vlerësuar edhe nga ambasadorja Yuri Kim duke e konsideruar si një aleate të shkëlqyer.

Në vend të Xhaçkës është emëruar Niko Peleshi, i cili është rikthyer sërish në qeveri në postin e Ministrit të Mbrojtjes.

Të fundit

Ushtarët francezë në Groenlandë dhe politika e re e jashtme amerikane

Skënder Minxhozi Presidenti i Panamasë Jose Raul Mulino iu përgjigj i ngrysur në Davos pyetjeve që i vinin nga të...

Interes i lartë, investitorët ofruan trefishin e shumës që shpalli Ministria e Financave

Interes të madh tek investitorët ka tërhequr ankandi i obligacioneve 20 vjeçare zhvilluar nga Ministria e Financave. Kjo është hera e parë që qeveria shqiptare...

“Malli m’mbyti”/ Kujt ia dedikojnë këngën Xheneta dhe Drenusha?

Pas daljes nga “BBVK”, dy ish-banoret, Xheneta dhe Drenusha janë takuar së bashku. Në “Instastory” kanë publikuar një video në “TikTok”, ku këndojnë një këngë. Në...

Përmbytjet nga moti i keq në Durrës, evakuohen 10 familje

Situatë mjaft problematike paraqitet në disa lagje të qytetit të Durrësit ku uji vijon të jetë prezent. Burime nga shtabi emergjencave civile thanë për ABC...

Një muaj përpara zgjedhjeve në Gjermani/ Partia e kancelarit Scholz pëson rënie

Më pak se një muaj para zgjedhjeve të përgjithshme në Gjermani, një sondazh i ‘YouGov’ ka treguar se mbështetja për socialdemokratët (SPD) të kancelarit...

Lajme të tjera

Web TV