Engel largohet nga kongresi, Kim: Faleminderit! Dhatë mbështetje për marrëdhëniet Shqipëri-SHBA!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas 32 viteve, Eliot Engel nesër largohet nga Kongresi në SHBA. Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, ka reaguar lidhur me largimin e tij me anë të një mesazhi në rrejte sociale, ku e falenderon Engel për vitet që i ka kushtuar vendit, përfshirë dhe mbështetjen për marrëdhënie të forta Shqipëri- SHBA.

Kim shton se Engel ka fituar respektin dhe mirënjohjen e shumë njerëzve në mbarë botën.

Faleminderit Eliot Engel për një jetë të tërë shërbimi ndaj vendit tonë, përfshirë mbështetjen tuaj për marrëdhëniet e forta Shqipëri-SHBA. Ju keni fituar mirënjohjen, respektin dhe dashurinë e kaq shumë njerëzve në të gjithë botën. Faleminderit”, shprehet ambasadorja Kim.

Ndër diplomatët e huaj, Engel njihet si miku më i mirë i shqiptarëve për vetë rolin e tij vendimtar për Çlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës, bombardimet e NATO-s ndaj serbëve dhe parandalimin e një genocidi në masë. Engel ishte së fundi kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve.

Pas 32 vjetëve të shkëlqyeshme, sot është dita ime e fundit si anëtar i Kongresit. Ka qenë nder jetësor t’u shërbej njerëzve të Bronxit dhe Westchesterit dhe jam përjetësisht falënderues që më është ofruar mundësia t’u përfaqësojë ju në Washington. Faleminderit që më keni dhënë besimin e juaj”, ka shkruar ndër të tjera kongresisti Engel në Facebook.

Për largimin e tij ka reaguar edhe kreu demokrat Lulzim Basha i cili në rrjete sociale i ka shprehur mirënohjen kongresmenit Eliot Engel, të cilin e quan një avokat të palëkundur të vendit tonë.

Teksa ka publikuar një foto me të Basha i thotë faleminderit Engel për mbështetjen vendimtare gjatë 3 dekadave, që ka sjellë pavarësinë e Kosovës dhe tranzicionin demokratik në Shqipëri, përfshirë anëtarësimin në Nato./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Përmbyset autobusi me turistë në Nju Jork, dyshohet për disa të vdekur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në shtetin e Nju Jorkut, ku një autobus turistik me rreth 50...

23 gusht 1942 – Nazistët hidhen mbi Stalingrad, lufta ku mbetën 2 milionë të vrarë

Lufta e Stalingradit ishte një nga betejat më të mëdha, më të përgjakshme dhe më vendimtare të Luftës së Dytë Botërore. Ajo filloi në...

Trump nxjerr foton me Putinin nga sirtari: Ai do të vijë në Kupën e Botës në Amerikë

Pasi tha më herët sot se do të bënte një njoftim të madh në Zyrën Ovale, Presidenti i SHBA-së Donald Trump zbuloi nga aty...

Horoskopi ditor, 23 Gusht 2025

Dashi  Nëse flisni shumë mund të ketë komplikime, sidomos në dashuri, ku fundjava do të jetë e vështirë. Parashikohet që të ketë debate. Mund të...

23 gusht 1939 – Firmoset pakti i mossulmimit Gjermano-Rus i Molotov-Ribbentrop

Pakti Molotov-Ribbentrop, i njohur gjithashtu si Pakti i Mos-sulmimit ndërmjet Gjermanisë dhe Bashkimit Sovjetik, u firmos më 23 gusht 1939, në Moskë. Ai përfaqësoi...

Lajme të tjera

Web TV