Varianti i ri i Covid-19 mbërrin në Greqi, regjistrohen 4 rastet e para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet shëndetësore të Greqisë kanë ngritur alarmin për zbulimin e llojit të ri të koronavirusit në vendin fqinj.

Mediat greke raportojnë se janë identifikuar 4 raste me Covidin e ri duke u bazuar në një inspektim nga Instituti për Kërkime Mjekësore dhe Bioteknologjike të Akademisë së Athinës.

Lloji i ri i koronavirusit u zbulua në testet që iu bënë pasagjerëve të një avioni që mbërriti nga Britania.

Konkretisht, 6 pasagjerë rezultuan pozitiv dhe pas një prove molekulare u zbulua se 4 prej tyre ishin infektuar me mutacionin e virusit, dhe të gjithë ata tashmë do të karantinohen.

Varianti i ri u identifikua më 13 dhjetor në komunën e Kentit në Anglinë e jugut dhe analizat fillestare të shkencëtarëve qeveritarë çojnë përfundimin se ky virus “po përhapet më me shpejtësi se variantet ekzistuese”.

Të fundit

Chris Brown lirohet me kusht, gjashtë milionë euro garanci

Këngëtari amerikan, Chris Brown, është liruar me kusht nga një gjykatë në Londër, pas një akuze për një incident...

DEA thirrje qytetarëve: Na informoni për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka bërë me dije se linja e sinjalizimit të Agjencisë së SHBA kundër narkotikëve është aktive në vend. Në...

Kuvendi rinis punimet/ Të enjten e ardhshme seanca e parë pas zgjedhjeve

Pas një mungese të gjatë, të enjten e ardhshme deputetët do t’i drejtohen Kuvendit të Shqipërisë për seancë plenare. Urdhri për mbledhjen e Kuvendit në...

Berisha duhej të jepte dorëheqjen! Nëse s’ka reflektim, PD do kthehet në parti familjare!

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, në një intervistë për Report Tv, ka komentuar zhvillimet pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, duke ngritur akuza...

Gjyqi për vrasjen e Martin Canit, babai i Luis Meçes përplaset me prokuroren

Ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës është zhvilluar seanca gjyqësore për vrasjen e të miturit Martin Cani, i cili u vra nga bashkëmoshatari...

Lajme të tjera

Web TV