Meta vlerëson Engel: Zë i fuqishëm i shqiptarëve në Kongresin Amerikan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetet sociale, vlerëson figurën dhe kontributin në çështjen shqiptare të Eliot Engel, kongresmenit shqiptar.

Sipas kreut të shtetit, Engel është avokat i palodhur dhe zë i fuqishëm i shqiptarëve në Komngresin Amerikan, ky mban postin e Kryetarit të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë.

Përherë mirënjohës mikut të sprovuar të kombit shqiptar, z.Eliot Engel, për mbështetjen e jashtëzakonshme të dhënë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, për rolin e rëndësishëm në konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në vendin tonë, si dhe për kontributin e pakursyer dhe shumë të çmuar për lirinë, pavarësinë dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës.

Avokat i palodhur dhe zë i fuqishëm i shqiptarëve në Kongresin Amerikan, jo vetëm si kryetar i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë, z.Engel ka bërë përpjekje të palodhura për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera shqiptaro-amerikane dhe lidhjes tonë transatlantike.

Si njohës i shkëlqyer i rajonit, z.Engel ka spikatur gjithashtu edhe si përkrahës i angazhimit të vazhdueshëm të SHBA për të konsoliduar të gjitha arritjet e deritanishme në Ballkan për paqen, stabilitetin, sigurinë, demokracinë e shtetin ligjor.

Jam i bindur se mbështetja dhe bashkëpunimi i tij do të vazhdojnë dhe në të ardhmen, në interes të forcimit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane“, shkruan Meta./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Kurti: Kemi shumë punë për të bërë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalës nga Kuvendi foli për bashkëpunimin mes Shqipërisë dje Kosovës përgjatë viteve Sipas Kurtit,...

Falja e gjobave/ Sa është fatura ekonomike dhe kategoria që përfiton

Deputetja e mazhorancës, Pranvera Resulaj e ftuar në studion e RTSH-24 deklaroi se, nisma e qeverisë për falja e gjobave për ndërtimet në zonat...

Rezolutë për ish krerët e UÇK/ Rama në Prishtinë: Të gatshëm për ta votuar kurdoqoftë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk janë ndjekur standarde demokratike nga Gjykata Speciale, ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Gjatë fjalës së...

Transfertat në SEPA, data më e afërt për bankat shqiptare është 5 tetori 2025

Data më e afërt për nisjen e veprimeve në sistemin SEPA nga bankat dhe institucionet e pagesave në Shqipëri është 5 tetori 2025. Në mbledhjen...

“Ish krerët e UÇK po mbahen peng në Hagë”/ Rama nga Prishtina: Procesi është i parregullt

Kryeministri Edi Rama tha se ka negociuar në samitin e BE-së me presidenten Osmani për të hequr sanksionet e BE-së ndaj Kosovës. “Ashtu si nuk...

Lajme të tjera

Web TV