Aksident në Berat, “Benz-i” përplaset me “Range Rover

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Berat-Urë Vajgurore, në vendin e quajtur Kombinat.

Një mjet, tip ‘Mercedez Benz’ me targa AA 779 HE ka goditur nga pas mjetin, tip ‘Range Rover’, me targa AA 444 VC.

Si pasojë e goditjes së fuqishme kanë mbetur të plagosur dy shtetas, shoferi dhe pasagjeri i mjetit tip ‘Benz’, ndërkohë që dëmet materiale janë të mëdha.

Të plagosurit janë dërguar me ambulancë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën, edhe pse kanë marrë shumë goditje në pjesë të ndryshme të trupit.

Në vendngjarje kanë shkuar ekspertë të policisë rrugore, që po punojnë për këqyrjen e vendngjarjes dhe zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV