Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për zhdukjen e dy vajzave të mitura në Tiranë. Policia e kryeqytetit ka referuar materialin, në organin e akuzës, ndërsa hetimet po ndiqen nga sektori i të miturve në prokurori.
Hetuesit janë duke verifikuar të gjitha kontaktet që kanë pasur të miturat ditët e fundit si dhe iu është kërkuar kompanive celulare që tu vihen ne dispozicion tabulatet telefonike. Familjarët e të zhdukurave nuk kanë dyshime tek ndonjë person që mund të ketë rrëmbyer vajzat.