BioNTech paralajmëron kundër shtyrjes së dozës së dytë të vaksinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompania farmaceutike gjermane, BioNTech, tha se nuk ka të dhëna që mbështesin “sigurinë dhe efikasitetin” e vaksinës kundër koronavirusit, nëse doza e dytë shtyhet më shumë se tri javë.

BioNTech, që ka zhvilluar vaksinën së bashku me kompaninë amerikane, Pfizer, tha se të dhënat klinike që tregojnë se efikasiteti i vaksinës është 95 për qind, bazohen në dhënien e dy dozave me një diferencë kohore prej tri javësh.

“Siguria dhe efikasiteti i vaksinës nuk janë vlerësuar në orare të tjera dozimi”, tha BioNTech.

E përballur me numër të kufizuar vaksinash, Danimarka ka thënë të hënën se dy dozat do t’i ndajë deri në gjashtë javë.

Mbretëria e Bashkuar ka thënë se do të presë deri në 12 javë përpara se ta japë dozën e dytë.

Edhe Gjermania është duke e shqyrtuar shtyrjen e dozës së dytë për më shumë se tri javë.

Mbështetësit e kësaj praktike thonë se ajo do t’iu mundësojë më shumë njerëzve të vaksinohen me dozën e parë.

“Vendimet për regjimet alternative të dozimit u përkasin autoriteteve shëndetësore, por ne besojmë se doza e dytë nevojitet për të siguruar mbrojtje maksimale kundër sëmundjes”, tha kompania BioNTech./rel

Të fundit

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League....

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Zbulohet dokumenti, ky është bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare

Inside Story ka siguruar një dokument të pa publikuar më parë, që flet për aktin e parë të marrëveshjes me një bashkëpunëtor të drejtësisë...

Lajme të tjera

Web TV