Denaj i përgjigjet Metës: Bëre lëmsh Kushtetutën dhe institucionet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa i përgjigjet akuzave të Presidentit Ilir Meta për huan me fondin saudit, ministrja e Financave, Anila Denaj, thotë se qeveria nuk ka pasur çfarë të negociojë pasi është një hua e negociuar më parë.

Ai shton se rialokimet e fondeve brenda marrëveshjeve financiare të nënshkruara, janë bërë edhe në të shkuarën dhe se ato janë bërë edhe më parë.

Shefja e Financave shprehet se Presidenti gabon nga fillimi në fund edhe pse ia kemi shpjeguar shkresërisht logjikën e kësaj praktike krejt të qartë e të thjeshtë

Reagimi i plotë:

“Jam shumë e befasuar nga shfaqja e Ilir Metës nga podiumi i Presidentit të Republikës, ku bëri lëmsh Kushtetutën, institucionet dhe konceptet e ligjshmërisë së marrëveshjes, negociatës, duke krijuar një kakofoni krejt të papërshtatshme për kreun e një shteti. Nesër do t’i përgjigjem me fakte kokëforta zotit President, madje me vetë firmën e tij në raste të ngjashme, ndërsa sot po sqaroj vetëm kaq:

Çështja është shumë e thjeshtë.

Qeveria nuk ka pasur çfarë të negociojë, sepse nuk bëhet fjalë për një hua të re, po për një hua të negociuar më parë. Këtu Presidenti gabon! Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk ka negociuar termat e huasë, sikundër edhe këtu presidenti gabon; por thjesht ka shkëmbyer me kundërpalën e vet për ta rialokuar nga një objekt në një objekt tjetër, madje brenda për brenda të njëjtës zonë gjeografike në këtë rast, një pjesë të huasë.

Pala saudite nuk ka pasur asgjë tjetër për të thënë kur ka dhënë dakordësinë dhe edhe këtu Presidenti gabon. Rialokimet e fondeve brenda marrëveshjeve financiare të nënshkruara, janë bërë edhe në të shkuarën, bëhen kudo dhe nuk përbëjnë asnjë përjashtim nga rregulli.

Presidenti gabon nga fillimi në fund edhe pse ia kemi shpjeguar shkresërisht logjikën e kësaj praktike krejt të qartë e të thjeshtë. A nuk e kupton vërtetë apo e bën me qëllim këtë zvarritje të një projekti me rëndësi për Vlorën, këtë nuk dua ta them. Por nesër do të them më shumë”

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Pas SHBA-së, edhe Argjentina largohet nga OBSH-ja: U shërben agjendave politike

Ministria e Shëndetësisë e Argjentinës konfirmoi të hënën se kombi do tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (W.H.O.), duke...

Rezoluta e urrejtjes

Donar Dibra  Kur nuk rrëzon dot Ramën, rrëzo demokratët O Sali, pse i urren kaq shumë demokratët, mor burrë? Jo vetëm që i le rrugëve, pa shpresë,...

Stuhi të forta në Gjermani!/ Rrugët kthehen në “lumenj”, ndërpriten linjat e trenave

Stuhitë e forta të shiut goditën perëndimin e Gjermanisë, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme, dëme materiale dhe ndërprerje në transportin publik. Zonat më të prekura...

“4 ditë pa bukë, më rrahën…”/ Boksieri Keta “rrëfen’ si i qëlloi me armë policia greke

Boksieri shqiptar me famë ndërkombëtare, Gjetan Keta, ka treguar në “S’e Luan Topi” për detaje nga jeta e tij personale, vështirësitë që ka kaluar. Ai...

VIDEO/ Përplasje e ashpër mes tifozëve të Interit dhe PSG, kaos në një metro në Mynih

PSG dhe Inter sfidojnë njëra tjetrën në Mynih, në finalen e madhe të Champions. Gjatë githë ditës së sotme, tifozët e të dy skuadrave...

Lajme të tjera

Web TV