E mbijetuara e Holokaustit tregon jetesën në kampet famëkeqe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Motra e Ana Frank, Eva Schloss e ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Britani” për të folur rreth 75-vjetorit të çlirimit të kampeve naziste.

Rreth 1.3 milion njerëz janë dërguar në Aushvic dhe 1.1 milion humbën jetën në kamp, përfshirë këtu 960,000 hebrenj, 74,000 polakë jo-hebrenj, 21,000 të komunitetit romë, 15,000 robër lufte sovjetike dhe 15,000 evropianë të tjerë.

Eva Schloss tregoi për përvojën e saj të tmerrshme në kamp duke u ndaluar tek kushtet çnjerëzore të kampit dhe duke treguar se zgjohej në mëngjes e rrethuar nga trupa të vdekur.

“Kjo ishte një zonë e madhe e kampeve të përqendrimit. Kishte mijëra njerëz që jetonin në kushte çnjerëzore, pa ushqime pa veshmbathje, me sëmundje, me morra, pa tualet, pa ujë të pijshëm, duke punuar gjatë verës së nxehtë dhe gjatë dimrit të ftohtë.”

Ajo shtoi se ishte shumë e tmerrshme që në mëngjes të zgjohesh e rrethuar me kufomat e njerëzve që një natë më parë ishin shtrirë për të fjetur së bashku me ty.

Ashtu si familja e Frank, Eva dhe familja e saj u gjetën të fshehur në Amsterdam dhe më pas u arrestuan nga ushtarët nazistë dhe u dërguan në kampin e përqendrimit kur Eva ishte në moshën 15 vjeçare.

Eva dhe nëna e saj mbijetuan në kampin famëkeq të Aushvicit ndërsa babi dhe vëllai i saj fatkeqësisht jo.

Pas kthimit të tyre në Amsterdam, nëna e saj Fritz u dashurua me Otto Frank, i vetmi anëtar i familjes Frank që i mbijetoi Holokaustit dhe ata u martuan më 1953.

Kur u pyet se si i mbijetoi kampit të tmerrshëm, Eva tregoi se ndihej shumë e re për të vdekur dhe dëshironte që të kishte një jetë normale të martohej dhe të krijonte familje, por thotë se ishin mrekullitë që e shpëtuan atë.

Lexo edhe :  OKB: Katastrofa humanitare vazhdon në Gaza pavarësisht armëpushimit

“Kur u arrestova në moshën 15-vjeçare, nuk doja të vdisja. Kush e dëshiron të vdes kur janë ende të rinj?

Ne kemi pasur një jetë të bukur në Vjenë, kam dashur të martohem dhe të kem një familje, kështu që nuk u dorëzova kurrë.

Asnjëherë, pa ndonjë mrekulli nuk do isha këtu, gjëra të vogla që më shpëtuan jetën në disa mënyra.”, u shpreh Eva. Burimi: Daily Mail Përgatiti: Fjala.al

Të fundit

Turizmi e ndërtimi do rrisin me 4% ekonominë, BSH: Pa zhvlerësimin e valutave çmimet do..

Ekonomia e vendit do të rritet me 4% këtë vit, parashikon së fundi Banka e Shqipërisë duke veçuar se...

Skiatorja italiane nderon sërish Shqipërinë: E lumtur, ia dola edhe me temperaturë

E ka mbyllur ne vendin e 7-te debutimin e saj në kampionatin Botëror Lara Colturi mes 10 të mirave të botës së skive alpine...

Protesta masive në Belgjikë, mijëra qytetarë të pakënaqur me reformat në pensione

Mijëra qytetarë morën pjesë në protesta masive në Bruksel kundër reformave të pensioneve të propozuara nga qeveria e re e Belgjikës. Protestuesit, që i...

Inteligjenca artificiale, konsumi i lartë i energjisë dhe ndikimi tek mjedisi

Ndërsa fuqitë botërore përpiqen të marrin rolin udhëheqës në teknologjinë e inteligjencës artificiale, ekspertët nxjerrin në pah koston që kjo teknologji shkakton ndaj mjedisit. Një...

PD dhe SPAK heshtin, por pse nuk u mor nën hetim Erinda Ballanca

Interesant është fakti se në dosje thuhet se presioni punonjëses iu bë personalisht nga Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, bashkë me Bushkën. SPAK ka vendosur të...

Lajme të tjera

Web TV