Bush dhe Clinton dënojnë dhunën: Kjo s’mund të ndodhte në vendin tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidentët George W. Bush dhe Bill Clinton dënuan dhunën në kryeqytetin e vendit, duke fajësuar Donald Trump si shkaktar për ndezjen  e trazirave.

Bush, i vetmi ish president i gjallë republikan, tha se ishte “tmerruar” nga veprimet e disa udhëheqësve politikë.

“Unë jam i tmerruar nga sjellja e pamatur e disa udhëheqësve politikë që nga zgjedhjet dhe nga mungesa e respektit të treguar për institucionet tona, traditat tona dhe zbatimin e ligjit tonë. Rezultatet e zgjedhjeve kontestohen kështu në një banana-republikë, jo në republikën tonë demokratike”, tha Bush.

Pa përmendur Presidentin Trump ose udhëheqës të tjerë me emër, deklarata e Bush qortoi sjelljen e Trump që nga humbja e zgjedhjeve të nëntorit dhe nxitja e dhunës që mbërtheu kryeqytetin amerikan.

“Kryengritja mund të dëmtojë rëndë kombin dhe reputacionin tonë,” vazhdoi Bush. “Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është përgjegjësia themelore e çdo qytetari patriot për të mbështetur shtetin e së drejtës. Për ata që janë të zhgënjyer në rezultatet e zgjedhjeve: Vendi ynë është më i rëndësishëm sesa politika e momentit.”, tha ai.

Po ashtu edhe demokrati Bill Clinton dënoi dhunën që përfshiu Kapitolin. “U përballëm me një sulm të paparë ndaj Kapitolit tonë, Kushtetutës sonë dhe vendit tonë,” tha ai në një deklaratë.

“Sulmi u ndez nga më shumë se katër vjet politikë helmuese duke përhapur dezinformata të qëllimshme, duke mbjellë mosbesim në sistemin tonë dhe duke vendosur amerikanët kundër njëri-tjetrit”, shkroi Clinton. ”

“Gjithçka u ndez nga Donald Trump dhe mbështetësit e tij më të flaktë, përfshirë shumë prej tyre në Kongres, për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve që ai humbi”, përfundoi ish-presidenti.

l.m/Fjala.al

Të fundit

BSH: 3,5 miliardë lekë pagesa elektronike në 6-mujorin e parë 2025

Banka e Shqipërisë bën të ditur se përdorimi i pagesave elektronike nga qytetarët dhe bizneset ka shënuar një rritje...

Gjermania kërkon ushtarë, spiunë dhe infermiere!

Gjermania po plaket dhe ka nevojë për ushtarë dhe spiunë të rinj për të garantuar dhe mbrojtur sigurinë e vendit, si dhe për infermierë...

Parashikimi i motit për sot, kthjellime e alternime vranësirash

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime...

4-vjeçarja shqiptare gjendet e mbytur në pishinën e një vile

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në ishullin Paksos nëGreqi,  ku një vajzë 4-vjeçare humbi jetën tragjikisht në një pishinë. Vogëlushja, vajzë e vetme...

Përmbyset autobusi me turistë në Nju Jork, dyshohet për disa të vdekur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në shtetin e Nju Jorkut, ku një autobus turistik me rreth 50 pasagjerë është përmbysur në autostradën...

Lajme të tjera

Web TV