Kim Kardashian në lidhje me Van Jones?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kim Kardashian nuk është në lidhje me Van Jones, pavarësisht thashethemeve.

Burime për TMZ kanë bërë me dije se Kim Kardashian është gati të paraqesë kërkesë për divorc nga Kanye West dhe se nuk ka asnjë palë të tretë të përfshirë në ndarje, shkruan Elle.

Thashethemet kishin filluar të përhapeshin në rrjete sociale, pjesërisht për shkak të një postimi të vjetër të “Lipstick Alley” që lidhte Kardashian dhe Van Jones dhe paraqitjeve të artikujve në DeuxMoi duke sugjeruar që Kardashian mund të jetë në lidhje me dikë tjetër.

Burime të shumta folën për ‘Page Six’, duke e bërë të qartë se në të vërtetë nuk ka një burrë tjetër tani në jetën e Kim.

“Ajo nuk është në lidhje me askënd sepse nëse do të ishte, do të ishte një lëvizje në karrierë”, tha një burim.

“Ajo nuk mund të shkojë në restorante tani në takime dhe të ketë paparacët [për shkak të pandemisë]. Nuk mund të dalë në heshtje, ajo as nuk e kupton se si do të ishte kjo “, shtoi ai.

Një burim i dytë i afërt me Kardashian shtoi se gjërat janë miqësore midis saj dhe West. “Ne po flasim për dikë që tashmë është një nga njerëzit më të famshëm në botë, ajo nuk ka nevojë për askënd që ta bëjë atë më të famshme”, tha burimi.

Një burim i tha E! që divorci i Kardashian dhe West nuk do të ndryshojë shumë në jetën e tyre të përditshme.

Ata do të jetojnë veçmas, Kardashian në Calabasas dhe West në Wyoming; katër fëmijët e çiftit, North, Saint, Chicago dhe Psalm, do të jenë me Kardashian në Kaliforni.

Lexo edhe :  Çfarë po ndodh me këngëtarin e njohur? Fansat të zhgënjyer: I lodhur dhe pa energji

Burimi tha gjithashtu se West do të udhëtojë për në L.A. për t’i parë ata “në kohën e tij të lirë”, siç ka qenë në dy javët e fundit.

Ndërkohë, thuhet se Kim është e trishtuar për përfundimin e martesës së saj dhe ndjen se ka bërë gjithçka që martesa e saj të funksionojë.

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV