Covid-19/ Vjen lajmi i mirë nga OBSH: Në fund të janarit…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë do të nisë shpërndarjen e vaksinave kundër koronavirusit gjatë këtij muaji, tha drejtoresha e OBSH-së për imunizim, Kate O’Brien.

Programi COVAX ka për qëllim që të furnizojë me vaksina kundër sëmundjes COVID-19, vendet me të ardhura të ulëta.

“Ne na duhen rreth shtatë miliardë dollarë në mënyrë që të mund të shpërndajmë vaksina të mjaftueshme në këto vende, deri në fund të vitit 2021. Deri më tani janë mbledhur 6 miliardë dollarë”, tha ajo.

“Aktualisht kemi mbi dy milionë doza të vaksinës. Ne do të nisim shpërndarjen e këtyre vaksinave me gjasë në fund të janarit dhe nëse nuk ndodh, atëherë shpërndarja do të nisë në fillim apo në mes të shkurtit”, tha O’Brien.

Shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, janë pjesë e COVAX-it dhe presin që të marrin vaksina kundër koronavirusit.

Autoritetet në Kosovë kanë thënë se nga ky program i OBSH-së pritet të marrin falas doza të vaksinës për 20 për qind të popullatës, apo 720 mijë doza.

Të fundit

Rekord dhe gola, Kolo Muani menjëherë vendimtar te Juventusi

Menjëherë titullar dhe menjëherë vendimtar. Pas golit në sfidën e tij debutuese, Randal Kolo Muani konfirmohet edhe njëherë si...

Një vend jashtë kohës dhe hapësirës europiane

Nga Ilir Yzeiri Në barin pranë RTSH-së ku futem zakonisht, dje, nuk kishte asnjë njeri sepse ishte e diel dhe kamarieri që shërben aty, një...

Trump: Britania e Madhe mund të mos përjashtohet nga vendosja e tarifave

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se Britania e Madhe nuk do të përjashtohej nga vendosja e tarifave, megjithëse shtoi se kjo mbetet për t’u...

Studimi/ Si ndikon përdorimi i kanabisit në kujtesën tonë dhë performancën e punës

Përdorimi i rëndë i kanabisit, qoftë i kohëve të fundit apo i gjatë, lidhet me aktivizimin e reduktuar të trurit në detyrat e memories së...

Vdes në moshën 81-vjeçare aktorja e “Squid Game”, Lee Joo-sil

Aktorja koreane Lee Joo-sil ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare, sipas disa raportimeve. Aktorja e cila u dallua për rolin e saj në “...

Lajme të tjera

Web TV