Edina Alves, gjyqtarja që do të shkruajë historinë e gjykimit në futbollin e meshkujve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

FIFA ka përzgjedhur brazilianen Edina Alvesh, si një nga 7 gjyqtarët kryesorë, që do të gjykojnë në ndeshjet e Botërorin e Klubeve në futboll, një veprimtari kjo që do të zhvillohet në muajin shkurt të këtij viti në Katar. Kështu, Alveshi hyri në histori këtë javë kur u emërua si gjyqtare kryesore në Botërorin e Klubeve, që do të zhvillohet muajin e ardhshëm. Braziliania 40-vjeçare do të bëhet kështu femra e parë që do të drejtojë një ndeshje të futbollit profesionist për meshkuj, të organizuar nga FIFA.

“Asgjë nuk ra nga qielli për mua, – i tha ajo Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP) në një intervistë. – Kam punuar shumë, duke u përgatitur për ditën kur do të kisha një shans si ky.” Alveshi e quajti përzgjedhjen e saj në turneun në Katar, i cili zhvillohet nga data 1, deri më 11 shkurt, “një ëndërr të bërë realitet”. Ajo është diplomuar në Edukimin Fizik dhe në një botë ku meshkujt ende mbizotërojnë në lojë, ajo u përpoq të krijonte ekipet e futbollit për femra.

Por kurrë nuk pati mundësinë për të luajtur vetë në futbollin profesionist. Ajo e filloi gjykimin në vitin 1999, si ndihmëse e gjyqtarit kryesor në një ndeshje amatore. Alveshi filloi të aktivizohet në vitin 2000, herë si gjyqtare anësore e herë si e katërt. Ndërsa gjyqtare kryesore, ajo u bë në 2014. Në 2019, ajo u bë femra e parë që drejtoi një ndeshje të kategorisë së parë të futbollit të meshkujve në Brazil. Më tej, ajo gjykoi 4 ndeshje në Botërorin e futbollit të femra në Francë.

Duke përfshirë këtu edhe gjysmëfinalen midis Shteteve të Bashkuara dhe Anglisë. Përveç Alveshit, e cila u zgjodh si një nga 7 gjyqtarët kryesorë, kryesorë, FIFA gjithashtu emëroi Neuza Back të Brazilit dhe Mariana de Almeida të Argjentinës, si dy nga 12 gjyqtarët anësorë nga Amerikan Latine për Botërorin e Klubeve.

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV