Përballë kërcënimit për t’u larguar nga detyra, Presidenti Trump dënon dhunën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Trump pranoi që Kongresi e ka çertifikuar rezultatin e zgjedhjeve, por nuk e uroi Presidentin e zgjedhur Joe Biden, siç është tradita në Shtetet e Bashkuara. “Vemendja ime tani është te garantimi i një tranzicioni të qetë, të rregullt dhe të pandërprerë të pushtetit,” tha ai.

Në një video të publikuar të enjten mbrëma, Presidenti Donald Trump tha se ai është i skandalizuar nga “dhuna, kaosi dhe anarkia” që u panë kur mbështetësit e tij sulmuan Kapitolin në Uashington të mërkurën. Zoti Trump po përballet me thirrje në rritje nga demokratë dhe republikanë të cilët thonë se ai duhet të hiqet nga detyra. Korrespondentja e Zërit të Amerikës pranë Shtëpisë së Bardhë Patsy Widakuswara, njofton.

Ndërkohë që skenat e sulmeve me dhunë të mbështetësve të tij në Kapitol kanë bërë xhiron e botës, Presidenti Donald Trump publikoi të enjten mbrëma një video ku flitej për ngjarjen e së mërkurës. “Si të gjithë amerikanët, unë jam i indinjuar nga dhuna, kaosi dhe anarkia,” thotë ai në video. Ai pranoi që Kongresi e ka çertifikuar rezultatin e zgjedhjeve, por nuk e uroi Presidentin e zgjedhur Joe Biden, siç është tradita në Shtetet e Bashkuara. “Vemendja ime tani është te garantimi i një tranzicioni të qetë, të rregullt dhe të pandërprerë të pushtetit,” tha ai. Po të enjten, zoti Biden përsëri e qortoi ashpër presidentin. “Ai që nga fillimi ka ndërmarrë një sulm në shkallë të gjerë ndaj institucioneve tona të demokracisë. Dje ishte kulmi i këtij sulmi të pandërprerë,” tha zoti Biden. Por ai nuk foli për thirrjet në rritje për të hequr Presidentin Trump nga detyra për nxitjen e dhunës së turmave.

Thirrjet erdhën nga udhëheqësi i ardhshëm i shumicës në Senat, Chuck Schumer dhe nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, të cilët po bëjnë presion për të aktivizuar amendamentin e 25-të të Kushtetutës. “Duke nxitur rebelim, siç bëri dje, ai duhet të hiqet nga detyra. Edhe pse kanë mbetur vetëm 13 ditë, çdo ditë mund të jetë një spektakël horrori për Amerikën,” tha ajo.

Lexo edhe :  Autoriteti i Konkurrencës vendos nën hetim kompanitë e telefonisë celulare

Edhe anëtari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve Adam Kinzinger bëri thirrje për heqjen e zotit Trump. “Janë të gjitha shenjat se presidenti është bërë i pandjeshëm, jo vetëm ndaj detyrës dhe betimit të tij, por edhe ndaj vetë realitetit,” tha zoti Kinsinger. Amendamenti i 25-të lejon heqjen e një presidenti i cili “nuk është në gjendje të kryejë kompetencat dhe detyrat”. Heqja bëhet përmes një votimi nga nënpresidenti dhe shumica e kabinetit.

As nënpresidenti Mike Pence dhe as ndonjë anëtar i kabinetit nuk e kanë mbështetur publikisht thirrjen. “Me kohën që ka mbetur, mendoj se do të kishte disa pengesa praktike dhe ligjore për ta bërë këtë. Pra, mund të bëhet, por do të ishte shumë e vështirë,” thotë John Fortier në Institutin “American Enterprise”. Ndërkohë, një prokuror federal që po heton për trazirat, ka thënë se do të ngrejë akuza kundër cilitdo që i nxiti ato, duke përfshirë ndoshta edhe Presidentin Trump, i cili u kërkoi mbështetësve të marshonin drejt Kongresit për t’u bërë presion ligjvënësve të bllokonin çertifikimin e fitores së zotit Biden.

Prej muajsh ai ka thënë se mund të humbasë vetëm nëse zgjedhjet do të manipuloheshin. “Imazhet janë tronditëse dhe trishtuese. Dhe mendoj se ky ishte përfundimi fatkeq, por disi i parashikueshëm i denigrimit të demokracisë nga ana presidentit,” thotë analisti Jason Grumet. Zonja Pelosi tha se nëse nënpresidenti Pence nuk do të aktivizojë amendamentin e 25-të, Dhoma e Përfaqësuesve do të shikojë mundësinë për të ngritur përsëri akuza për shkarkimin e zotit Trump. Herën e parë, procesi i shkarkimit filloi në fund të vitit 2019 por në shkurt 2020, Presidenti u shpall i pafajshëm nga Senati./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Protesta pro Veliajt, Policia i përgjigjet GJKKO-së: Ishte spontane

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar me anë të një deklarate zyrtare ndaj Gjykatës së Posaçme të Shkallës...

Rama apel diasporës për t’u regjistruar: Ne shqipot i lëmë gjërat për në moment të fundit

Kreu i qeverisë, Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, u bëri apel emigrantëve të regjistrohen në zgjedhjet e 11 Majit. Rama u kërkoi...

“Para lindjes së diellit”, nata që ndau botën e ndjenjave njerëzore

Nga Leonard Veizi Ajo është një ngjarje e konsideruar minimaliste, por që përbëhej nga monologë të zgjeruar e dialog personazhesh, e ku u eksploruan tema...

Jo heroinat, por gratë e lira/ Biografia e re e Mari Kyri

Në Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë, takuam Dava Sobel, autore e një biografie të Mari Kyri nga një këndvështrim i ri... Giada...

E shtuna nis me një ngjarje tragjike, një grua humb jetën në aksident

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd. Sipas mediave, një automjet tip “Benz” me...

Lajme të tjera

Web TV