Shqiptarët presin më shumë se një vit për orar për vizë në ambasadat gjermane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pritje më shumë se një vit për të marrë një orar për vizë në ambasadat gjermane në Shqipëri, Serbi e vende të tjera.

Pritjet e gjata për të marrë një orar në ambasadën gjermane me qëllim aplikimi për marrjen e vizës bashkimin familjar trajtohen nga mediat gjermane pas një kërkese të partisë E Majta në Ministrinë e Jashtme në Berlin. Agjencia e lajmeve, afp thekson, se në ambasadat gjermane në Shqipëri, Serbi, Pakistan dhe Marok njerëzit presin më shumë se një vit vetem për të marrë një orar për vizë. Po kjo vlen edhe për afganët dhe njerëzit në Indi që kërkojnë bashkimin familjar. Të dhënat vijnë nga përgjigjja e Ministrisë së Jashtme në Berlin pas kërkesës së grupit parlamentar E Majta në Bundestag, njofton edhe grupi mediatik Funke Mediengruppe.

Për t’u bashkuar me familjen në Gjermani, të huajt duhet të aplikojnë për një vizë në vendin e tyre. Kjo vlen si për prindërit e refugjatëve minorenë dhe partnerin apo partneren e një refugjati që ka ndërkohë një leje qëndrimi në Gjermani. Edhe të huajt që duan të bashkohen me partnerin apo partneren gjermane kanë nevojë për një vizë nga ambasada në vendin origjinë.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë e shpjegon këtë “kohë pjesërisht shumë të gjatë” me kufizimet për shkak të pandemisë së Coronës. Shpërthimi i pandemisë e ka kufizuar „për fat të keq aftësinë punuese të sektorëve të vizave”, thuhet. „Disa sektorë vizash duhej madje të mbylleshin për një kohë më të gjatë, mes tyre ambasadat në Teheran, Kiev, Kajro, Islamabad dhe Manila.”

Partia opozitare E Majta e ka kritikuar mënyrën veprimit të qeverisë gjermane për dhënien e orareve për viza për bashkimin familjar. Koha e pritjes është „në mënyrë të padurueshme e gjatë, në disa vende thjesht e papranueshme”, thotë deputetja e majtë, Gökay Akbulut. Që para pandemisë koha e pritjes ishte disa mujore. “Sipas meje është një trajtim i pabarabartë i padurueshëm, nëse në dhënien e orareve për forcat e kualifikuara ka një kufizim ligjor me tre javë, familjarët më të afërt shpesh duhet të presin një gjysmë vit apo një vit vetëm për të aplikuar për kërkesën e bashkimit familjar”, tha Akbulut, sipas afp./DW

Të fundit

Projeksioni, si do të duket parlamenti i ardhshëm gjerman?

Kjo është një ide fillestare sesi zgjedhjet e sotme mund të kenë ndryshuar përbërjen e politikës gjermane. Seksioni i...

Tregu shqiptar i punës tërheq të huajt, rritet ndjeshëm numri i punësimeve

Jo vetëm të moshuarit, por edhe të rinj të huaj në forcë po pune po zgjedhin tregun shqiptar të punësimit, duke mbushur boshllëqet e...

E papritur! Pas daljes nga BBVA Livia bashkohet me Mevlanin? Detaji që i nxorri zbuluar

Menjëherë pas daljes së Livias, Mevlani ka fshirë të gjitha postimet nga llogaria e tij në Instagram. Kjo përfshin jo vetëm fotot dhe videot...

SPD renditet e treta, reagon Scholz: Duhet të pranojmë se kemi humbur zgjedhjet

Kancelari gjerman Olaf Scholz, kreu i Social Demokratëve (SPD), thotë se rezultatet e zgjedhjeve janë “të hidhura” për partinë e tij, pasi exit poll-et...

Berisha mban fjalim para emigrantëve në Athinë, në krah të tij edhe Fredi Beleri

Kreu i PD-së Sali Berisha ka arritur në Athinë, ku do të mbajë fjalimin e tij. Takimi në Athinë, është i radhës i tubimeve që...

Lajme të tjera

Web TV