Vaksinimi/ Manastirliu: Sot nis për mjekët dhe infermierët, por do të jetë i kombinuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka prezantuar planin e vaksinimit ndaj COVID-19 në Shqipëri që nis zyrtarisht nga sot.

Manastirliu tha se nga këtë 11 janar fillon vaksinimi për mjekët dhe infermierët si më prioritarët brenda sistemit shëndetësor.

Nga ana tjetër Manastirliu ka theksuar se prioritarë gjatë vaksinimit do të jenë dhe të moshuarit që jetojnë në institucionet e kujdesit shëndetësor apo shtëpitë e të moshuarve.

Për këtë arsye Manastirliu ka theksuar se në Shqipëri do të ketë një vaksinim të kombinuar që do të përfshijë njëkohësisht disa grupe të riskuara.

Më lejoni t’ju bëj prezent planin e vaksinimit. T’ju prezantoj me punën intensive të bërë nga ekspertët, gjithashtu dhe nga dy komitetet e vaksinimit dhe imunizimit. Këto komitete kanë ekspertët më të mirë të imunizimit, kanë bërë një ekspertizë të imtësishme. Kanë studiuar planet, parametrat dhe sigurisht në bazë të standardeve më të mira kanë bërë planin. Përfshin disa aspekte.

Personat në përballje të përditshme me COVID-19, punonjësit e shëndetësisë, mjekët, infermierët, epidemiologët, urgjenca. 23 mijë bashkë me personelin mbështetës, mjekët e infermierët do jenë të parët që do vaksinohen. Vaksinimi i tyre fillon sot, dhe do shtrihet sipas kapaciteteve. Punonjësit në reanimacion, urgjenca e më tej.

Prioritarë janë personat e moshuar dhe ato me probleme shëndetësore, ku në fazën e parë planifikojmë punonjësit shëndetësorë, por kemi vaksinim të kombinuar. Të jemi shumë specifikë në ato grupe që kanë nevoja urgjente. Planifikojmë që personat në azile dhe kujdesit shëndetësor të vijojë vaksinimi paralelisht.

Vaksinimi do të bëhet në qendra të posaçme. Kemi bërë këto post-stacionet. 60 poste vaksinimi vetëm këtu, që kanë parashikuar të gjithë elementët e sigurisë e cilësisë, bashkë me vaksinatorët. Kemi marrë masat që të gjithë vaksinatorët të jenë të trajnuar për Pfizer/BioNTech.

Pikat tona të vaksinimit, do të vijojnë në Shkodër e Vlorë. Mbi bazën e vlerësimit vlerësojmë se në disa muaj do përfundojmë vaksinimin e grupeve prioritare. Në arenën kombëtare prej mbi 60, sipas asaj që nevojitet.

Nuk do të ketë vetëm në Tiranë, Shkodër, Vlorë e më tej. Do të ketë kartë vaksinimi, që do të ketë të gjitha të dhënat.”- tha Manastirliu./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Mbrojtësi braktis Shqipërinë për Zvicrën

Do të ketë ndryshime në listën e Kombëtares së Shqipërisë para ndeshjeve të shtatorit me Gjibraltarin dhe Letoninë. Departamenti...

Tedi Blushi: Rrëmbimi i Ilir Metës, akt kriminal i SPAK në shërbim të Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka publikuar dokumentet e Avokatit të Popullit, të cilat sipas tij përmbajnë gjetje shumë të...

Harry Kane nuk ndihet rehat me merkaton e Bayern, jep sinjale largimi

Harry Kane mund të largohet nga Bayern. 32-vjeçari, i cili numëron 65 gola në 65 ndeshje në Gjermani, nuk ndihet rehat me faktin që klubi...

Rama tregon ‘sekretin’ e fitores më 11 maj: Më ndihmoi BE

Si asnjë forcë tjetër politike dhe asnjë Kryeministër në historinë demokratike të Shqipërisë, Partia Socialiste dhe Kryeministri Edi Rama fituan mandatin e 4 qeverisës...

Milani dështoi ta blinte! Interi siguron mbrojtësin e Manchester City

Interi ka arritur akordin me Manchester City për mbrojtësin Manuel Akanji. Zvicerani do të transferohet në Milano në formë huazimi për 2 mln euro. Interi...

Lajme të tjera

Web TV