Reshje dhe temperatura të ulëta/ ARRSH: Bllokohen akset rrugore kombëtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shirat me intensitet të lartë kanë vijuar edhe gjatë mbrëmjes duke bërë që situata e përmbytjeve të vijojë të jetë shqetësuese.

Lumi Shkumbin po kthehet në shtrat, por rreziku s’ka kaluar, për këtë arsye, zv. Kryeministri Erion Braçe u bën apel qytetarëve që të mos afrohen për asnjë qëllim aty pranë.

Në Shkodër, nën total nën ujë janë 1823 ha, teksa në Obot vijon të mbetet e pakalueshme rruga pasi lartësia e ujit ka arritur deri në 80 cm. Problem mbetet gërryerja e nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme dhe nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.

Në Vlorë, situata paraqitet e qetë ku fatmirësisht nuk ka sipërfaqe dhe banesa të përmbytura. Prefektura raporton se ka një rritje të nivelit të ujit në lumin Vjosë, por nuk përbën problem. Edhe në Korçë nuk raportohet për përmbytje, por mësohet se ka mungesë të energjisë elektrike në disa zona.

Sipas detajeve të dhëna nga Autoriteti Rrugor Shqiptar bëhet me dije se në rajonin verior temperaturat e ulëta kanë sjellë ngrica të mëdha ❄️ nga pesha e të cilave ka rënie të shtyllave e pemëve në rrugën Bajram Curri-Valbonë, ku është bërë ndërhyrja e menjëhershme me mjete e punëtorë?? që të kthejnë qarkullimin e mjeteve në gjendje normale.

?Problematika kryesore ka qenë rënia dhe rrëshqitja e aluvioneve në trup të rrugës, si në: Skuraj-Burrel, Peshkopi-Qaf Draje, Librazhd –Zgosht, ku është punuar dhe po punohet për pastrimin e plotë të rrugës.

?Kontraktorët janë në terren në gatishmëri për çdo situatë. /Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1224936781234262&id=448230332238248

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV