Situata sot nga përmbytjet e Shkodrës, nis ndarja e ndihmave për familjet e prekura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkia e Shkodrës ka publikuar informacione për situatën në zonat e përmbytura pas reshjeve intensive të ditëve të fundit. Nga monitorimi periodik në terren mëngjesin e sotëm, situata e përmbytjeve në terren vijon si më poshtë:

Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.42m.(Kuota max 6.30 m)
Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.70 m.(Kuota max 8.70 m)
Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.05m. (Kuota max 7.50 m)
Ndërsa, sipërfaqja totale e përmbytur në këtë bashki është 1,910 hektarë.

Ndërkohë ka nisur ndarja e ndihmave për disa zona të prekura si, fshati Shirq në njësinë administrative Dajç, si dhe në fshatin Obot, njësia administrative Ana e Malit.

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 13.01.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 1910 Ha

1. Tokë e pakultivuar 528 Ha
2. Foragjere të dyta, jonxhe 1200 Ha
3. Grurë 95 Ha
4. Bimë dekorative 80 Ha
5. Pemtore 7 Ha

Nj.A. Ana Malit
1. Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.
2. Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
3. UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.
4. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 960 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
• Tokë e pakultivuar 210 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 705 Ha
• Grurë 40 Ha
• Pemtore 5 Ha

• Janë shpërndarë në Obot 140 koli ujë, nga 9 litra kolia, për 70 familje.

• Në fshatin Obot, Muriqan (lagjia Goricë) jënë magazinuar dhe sot fillon shpërndarja sipas listës përfituese të hartuar nga Administratori i Nj.Adminstrative Ana e Malit 8 ton misër donacion.

Nj.A Dajç
1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 820 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar,Darragjat), nga të cilat :
• Tokë e pakultivuar 275 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 410Ha
• Bimë dekorative 80 Ha
• Grurë 55 Ha

Lexo edhe :  "I hape derën djalit plangprishës"/ Adriana Kalaja mesazhe të koduara Berishës

2. UKSH ka furnizuar me uje të pijshëm banore të fshatit Oblikë.
3. Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat.
4. Në fshatin Shirq jënë magazinuar dhe sot fillon shpërndarja sipas listës përfituese të hartuar nga Administratori i Nj.Adminstrative Dajç rreth 28 ton misër donacion.

Nj. A. Guri Zi

• Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A. Velipojë
1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 50 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri,Luarz.
• Tokë e pakultivuar 10 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhë 40 Ha
2. Ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll. Bashkia Shkodër po punon një fadromë për pastrimin.

Nj.A.Bërdicë
1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe
• Tokë e pakultivuar 30 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 40 Ha

2. Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A.Rrethinat

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zyes
• Tokë e pakultivuar 3 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
• Pemtore 2 Ha

2.Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.
Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç.

Janë magazinuar dhe janë gati për shpërndarje tek ndërtesa e konviktit Shkolla Industriale “Arben Broci” 300 pako me ushqime, mbështetje për të siguruar ushqimin për familjet në zonat e përmbytura./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Subvencion për ujin e pijshëm, kategoritë që përfitojnë

Familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuara, pensionistët me të ardhura të pamjaftueshme, si dhe individët...

Tetori me ndryshime, rregullat e reja për udhëtime në zonën Schengen

Bashkimi Evropian njoftoi se sistemi i ri i kontrollit kufitar për shtetasit që nuk janë nga blloku evropian, i cili do t’i japë fund...

“Jam më i mirë se Lamine Yamal”, nis sfida direkte nga Parisi

Desire Doue, beson se është më i mirë se superylli i Barcelona-s, Lamine Yamal. Francezi mbërriti në Parc des Princes në verën e vitit 2024...

“Ai që goditi kamarierin, fshehu aksidentin ku gruaja mbeti e paralizuar”

Një ngjarje e rëndë tronditi ditë më parë jo vetëm qytetin bregdetar të Vlorës, por gjithë opinionin publik shqiptar, ku efektivi i Policisë së...

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë, për naftën ruse jep paralajmërimin!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi më 30 korrik se do të vendosë një tarifë prej 25 për qind ndaj mallrave nga...

Lajme të tjera

Web TV