Zbardhen detaje të reja nga plagosja me armë zjarri në Tiranë.
Biznesmeni Sino Llanaj i cili mbeti i plagosur mëngjesin e sotëm nga Albert Allmuça mësohet se janë zënë edhe një javë më parë në zonën e Astirit.
Dy ortakët në ndërtim u konfliktuan me njëri-tjetrin pasi shisnin nga dy herë apartamentet.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti fizik mes dy pronarëve për një pallat, ku i plagosur me sende të forta ka mbetur edhe roja i objektit.
Të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Forcat e rendit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet./Bl.Ba/Fjala.al