Ngricat pushtojnë vendin/ ARRSH: Rrugët ku duhet të përdoren zinxhirët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë natës ka pasur reshje me intensitet shoqëruar me temperatura të ulëta. Autoriteti Rrugor Shqiptar me anë me anë të njoftimi zyrtar ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes ku të udhëtojnë në disa akse rrugore nacionale.

Kontraktorët kanë bërë shpërndarjen e kripës dhe pastrimin e të gjitha akseve, si në: Dedaj-Razëm-Bogë, Qafë Mali-Fierzë, Kuben Vasije, Tammare-Shkodër, Burrel-Klos-Peshkopi, Kukë-Has, Përrenjas-Kapshticë, ku qarkullimi vazhdon normalisht.

Në akset Korçë-Qafë Qarri, Korçë-Dardhë, në pjesën fundore të aksit Krujë-Sarisalltik me gjatësi prej 2 km rekomandohen goma dimërore dhe përdoruesit e mjeteve të pajisen me zinxhirë gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit për shkak të ngricave. Vazhdon puna me mjete borë pastruese.

Në akset e Dajtit, Qafë Priskë- Qafë Mollë rekomandohet kalimi me zinxhirë, vende vende ka ngrica.

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Pas konfliktit të vjetër, ja si reagon Adelina Ismajli kur e pyesin për Leonora Jakupin

Këngëtarja e famshme Adelina Ismaili, ka njoftuar rikthimin në skenë me katër projekte muzikore të reja, në kuadër të...

Tri ditë vonesë, 90 kamionë me ndihma mbërrijnë në Gaza

Më shumë se 90 kamionë me ndihma humanitare nga Kombet e Bashkuara kanë mbërritur brenda Rripit të Gazës, tre ditë pas lehtësimit të një...

A do të ketë reshje shiu? Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare hera-herës deri të...

Qyteti i shkatërruar nga sëmundja e veçantë, të gjithë janë kushërinj

Në një nga zonat më të izoluara të Brazilit, në lokalitetin Serrinha dos Pintos, në veriperëndim të vendit, është zbuluar një përhapje shqetësuese e...

Portali i Berishës del blof, Rama nuk udhëtoi në Londër me ‘business class’

Portali i familjes Berisha ka publikuar një tjetër gënjeshtër të radhës, duke aluduar se kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij kanë udhëtuar drejt...

Lajme të tjera

Web TV