Meta: 80% e të rinjve që studiojnë në Shqipëri duan të largohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka ngritur sërish shqetësimin e largimit të të rinjve nga Shqipëria. Në një postim në Facebook, kreu i shtetit thotë se “80 % e të rinjve, që studiojnë në Shqipëri duan të largohen dhe 94 % e të rinjve, që studiojnë jashtë, nuk duan të kthehen”.

Meta thotë se rinia ka nevojë për shpresë dhe për besim.

“80 % e të rinjve, që studiojnë në Shqipëri duan të largohen. 94 % e të rinjve, që studiojnë jashtë, nuk duan të kthehen. Rinia ka nevojë për shpresë dhe besim”, shkruan Meta.

Një ditë më parë, në një video-konferencë me profesorë dhe ekspertë, presidenti Meta deklaroi se asgjë nuk i justifikon shifrat e larta të emigrimit dhe se shpopullimi është një problem kombëtar që duhet të bashkojë institucionet dhe qytetarët./Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3684144694965110

Të fundit

Vazhdojnë zjarri në Tujan, tymi mbërrin në qendër të kryeqytetit

Një vatër zjarri që është aktivizuar prej ditës së djeshme në fshatin Tujan, në afërsi të Tiranës, vijon të...

Berisha lajmëron aksionin e parë opozitar në kuvend

Partia Demokratike ka lajmëruar aksionin e parë politik në Kuvend me nisjen e legjislaturës së re në Shtator. Sali Berisha deklaroi se do të...

Kurti: Serbia tentoi minimin e sovranitetit të Kosovës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në edicionin e tetë të Konferencës së Ambasadorëve, tha se përpjekjet e Serbisë për të...

Çfarë nuk duhet të lini nëmakinë në ditët e nxehta?

Dielli dhe nxehtësia ndikojnë keq në disa gjëra që i përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në makinë. Duket e arsyeshme të mbash...

11 gusht 2003 – NATO merr komandën e misionit ISAF në Afganistan

Më 11 gusht 2003, NATO mori zyrtarisht komandën e Forcës Ndërkombëtare të Ndihmës për Sigurinë (ISAF) në Afganistan, duke shënuar kështu operacionin e saj...

Lajme të tjera

Web TV