Alarmi turk për tërmetet/Sizmologu: Shteti shqiptar të mbajë një sy hapur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Paralajmërimi i ardhur nga Turqia për një tërmet të mundshëm që mund të prekë këtë vend pas atij të pak ditëve më parë, sipas sizmologëve shqiptarë duhet parë më vëmendje.

Sizmologu Rrapo Ormeni ka theksuar se institucionet shqiptare duhet ta ‘mbajnë një sy hapur’, pas tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri, ku humbën jetën 51 persona dhe qindra të tjerë u plagosën, dhe pas tërmetit shkatërrimtar të pak ditëve më parë në Turqi.

Ormeni thotë se vendi ynë ka hyrë tashmë në një periudhë me aktivitet të lartë sizmik.

Edhe Shqipëria duhet të ketë një sy hapur. Edhe në Shqipëri kemi pasur periudha me nivel sizmik të ulët siç ka qenë nga 79-2019 dhe periudha me aktivitet sizmik të lartë. Këto periudha përsëriten. Ne tani kemi hyrë në një periudhë me aktivitet sizmik të lartë. Këtë e tregoi tërmeti i Durrësit. Këto periudha kanë ciklet e tyre. Nëse periudha me aktivitet sizmik të ulët zgjat 40 vjet, periudha me aktivitet sizmik të lartë zgjatin 17-23 vjet”, u shpreh Ormeni për Ora News.

Shqipëria ka vijuar të goditet nga pas-lëkundje të shumta pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar. Ndërsa Turqia ka paralajmëruar për një tërmet edhe më të fuqishëm se ai që preku pak ditë më parë këtë vend.

Sipas autoriteteve turke, rrezja e tërmetit mund të arrijë deri në Itali dhe Austri, ndaj sizmologët shqiptarë kërkojnë që shteti shqiptar të jetë i vëmendshëm ndaj kësaj situate./Fjala.al/

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV