Ekspertët flasin për koronavirusin, ja sa rrezikon Shqipëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat në të gjithë botën flasin për rrezikun që i kanoset nga Koronavirusi. Edhe mediat shqiptare kanë publikuar shumë informacion, por shumë shqiptar janë pak të informuar rreth koronavirusit.

Sonte disa ekspert të mjekësisë kanë folur rreth koronavirusit, si përhapet dhe sa rrezikon Shqipëria.

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero tha se e veçanta e këtij virusi është fakti që është i ri dhe që nuk dihet burimi dhe cilat janë rrugët e transmetimit.

“E veçanta e këtij virusi është që është i ri por jo i panjohur nga praktika mjekësore. Është një grup i madh virusesh nga i cili kemi të dhëna nga SARS etj. Çdo vit pësojnë ndryshime gjenetike. E veçanta tjetër apo ‘misteri’ është që ne mjekët kemi shumë pak të dhëna për këtë virus. Kemi shumë pak të dhëna për burimin e virusit. Kemi pasur një mjek të vjetër që thoshte se burimi i viruseve janë derrat”, deklaroi Pipero në “Real Story” në News24.

Silva Bino tha se derri si burim virusesh nuk ka lidhje me ushqimin që konsumon por me ngjashmërinë me njeriun. “Derri është më i adaptuar tek njeriu jo se ushqehet keq. Nuk ka lidhje me atë. Ka lidhje me receptorët tek derri që ngjajnë me njeriun prandaj shërben si një urë. Në histologji studiojmë mëlçinë e derrit”, deklaroi Bino.

Pipero theksoi se ky virus nuk transmetohet nga sytë por nga spërklat e pështymës që mund të merren nëpërmjet duarve nga objektet që preken. Ai tha se Shqipëria është më pak e rrezikuar por janë marrë masat.

“Sa kohë ka të panjohura ka edhe një lloj frike. ka të panjohura për burimin e infeksionit dhe rrugëve të transmetimit. Nuk transmetohet nga syri tek syri këtë e them me siguri të plotë. bëhet fjalë të transmetohet nga duart e palara që prekin një objekt që është spërkatur me spërka pështyme nga një person i infektuar dhe me duar të palara e çojmë në fytyrë. Nuk mund të kalojë nga syri tek syri. Duke mos ditur burimin e infeksionit nuk dimë rrugën e transmetimit. Dimë që transmetohet përmes spërklave të pështymës. Nga të dhënat që kemi lexuar ende nuk kemi një rast të transmetimit nga njeriu tek njeriu jashtë Kinës. Është një rast i dyshuar në Vietnam. Ne mendoj jemi më pak të rrezikuar por kjo nuk do të thotë që të mos merren masa që rekomandon OBSH që Ministria e Shëndetësisë i ka marrë”, deklaroi Pipero. /Fjala.al

Të fundit

Marrëdhënie me “Sugar Mama”? Albi i ‘Përputhen’: Donin të më vinin qaforen e qenit

I ftuar në “Live From Tirana” ishte një nga konkurrentët e “Përputhen”, Albi Buzali. Ai ka folur për eksperiencën...

Tërmetet në Santorini, ekspertët tregojnë sa do të zgjasin lëkundjet sizmike në ishull

Lëkundje të shumta sizmike kanë pushtuar Santorinin si dhe 3 ishujt e tjerë përreth. Lëkundjet më e forte ishte ajo me magnitudë 5.0 mbrëmjen...

Arrestohet me kërkesë të SPAK, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar mesditën e sotme (10 Shkurt). Urdhri është dhënë nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Burime konfirmuan se ndaj Erion...

Faqja e KQZ-së në ngërç, vazhdojnë problemet me shfaqjen e rezultateve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon të ketë probleme me faqen e rezultateve. Vazhdimisht kanë probleme pasi rezultatet nuk po shfaqen. Probleme të cilat kanë nisur...

Mario Përlleshaj mbetet në burg/ Apeli rrëzon sërish kërkesën për lirimin nga qelia

Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka rrëzuar për herë të dytë kërkesën e të miturit Mario Përlleshaj, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëmoshatarit...

Lajme të tjera

Web TV