Virusi/ Manastirliu: 3 studentë po kthehen. Bino: 2 javë në karantinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa Kina po përballet këto më koronavirusin, i cili ka marrë 81 jetë njerëzish, studentët shqiptarë janë nisur drejt atdheut të tyre.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha në emisionin “Real Story” se bëhet fjalë për 3 studentë që kanë studiuar në Wuhani, një nga vatrat e këtij virusi.

Kemi informacione për një vajzë që do të mbërrijë. Jemi të angazhuar për të marrë të gjithë kontaktet. Në raport me hyrjen e saj në Shqipëri. Ajo ka kaluar filtrin nga Kina dhe mesa di do të përshkonte rrugën e Romës, më pas në Shqipëri.

Kemi dhe 2 raste të tjera që po kthehen dhe kanë kaluar nga Kroacia. Vijnë në rrugë tokësore, ose dhe ajrore. Jemi duke marrë informacion. Nga të dhënat që kemi nga ambasada jonë, numri i rezidentëve janë 400 në Kinë, ku 60 janë studentë.

Mund të ketë dhe të tjerë studentë që janë kthyer për shkak të vitit të ri Kinez. Ne si ministri jemi të angazhuar për t’u kujdesur. Ata janë në rrugë.

Janë dy skeda që janë duke u plotësuar. Njëra plotësohet në momentin kur identifikohet; skeda e pasagjerit dhe më pas skeda e shëndetit të tij. Në rastet kur nuk paraqitet problematika me shëndetin, parashikohet dhe ndiqet në dinamikë çdo rast.”, tha ministrja.

Ndërkohë, Silva Bino, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP tha se këta studentë, sipas protokollit, duhet të futen për 2 javë në karantinë. Sipas saj, karantina mund të vendoset në shtëpinë e tyre apo dhe në spital.

Të fundit

Bijtë e Abrahamit dhe toka e premtuar

Ilir Yzeiri Të gjithë studiuesit që merren me natyrën e konflikteve dhe origjinën e luftërave, e kanë të vështirë të...

Masakra e Iasit: një nga krimet më të mëdha kundër hebrenjve në Evropën Lindore

26 qershor 1941 Më 26 qershor 1941, në qytetin Iasi të Rumanisë, autoritetet rumune, të mbështetura nga ushtria dhe policia, nisën një nga reprezaliet më...

Shëngjin/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

Një incident i rëndë është shënuar këtë mesditë në zonën e Ishull Shëngjinit, ku një bombol gazi ka shpërthyer brenda një banese, duke shkaktuar...

Mbytet një turist i huaj në plazhin e Zvërnecit në Vlorë

Një turist i huaj raportohet të jetë mbytur pak momente më parë në plazhin e Zvërnecit në Vlorë. Bëhet me dije se turisti ka humbur...

A është Sali Berisha spiun profesionist?

Nga Spartak Baho* Ka kohë që vendi po zien nga debati për dosjet e ish-Sigurimit tështetit, teksa përflitet se ish-kryeministri Sali Berisha kanë qenënjëndërbashkëpunëtorët e...

Lajme të tjera

Web TV