A do të vendoset ‘passaporta e vaksinës’ kusht për të udhëtuar? OBSH jep verdiktin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një kohë që numri i të infektuarve me COVID-19 ka arritur në 94 milion dhe ai i viktimave në 2.  Përpjekjet e qeverive për të vaksinuar të gjithë qytetarët qoftë edhe me kushte, vazhdojnë në disa shtete. Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus rekomandoi që për shkak të koronavirusit të vazhdojë “situata emergjente globale” dhe të mos vendoset kushti për “pasaportë vaksine” në udhëtimet ndërkombëtare.

Drejtori i programit të Situatave Emergjente të OBSH-së, Mike Ryan tha se Komiteti nuk rekomandon “kushtin që personat që udhëtojnë të posedojnë dokumentin që dëshmon se janë të vaksinuar”

Lidhur me “pasaportën për vaksinën” Komiteti tha se “Duke marrë parasysh se nuk dihet ende efekti i vaksinës në uljen e infektimit dhe se aktualisht ka një vaksinim shumë të kufizuar, Komiteti u ka rekomanduar vendeve të mos kërkojnë nga udhëtarët dëshmi se janë vaksinuar”.

Ndërkohë që bëri thirrje për të disatën herë për solidaritet mes vendeve dhe dhurimin e vaksinës për vendet të cilat ende nuk kanë pasur mundësinë ta kenë.

“Punonjësit e shëndetësisë janë lodhur dhe sistemet shëndetësore janë të tensionuara. Shohim se edhe në disa vende burimet e oksigjenit janë zvogëluar në shkallë të rrezikshme”, shtoi Ghebreyesus.

Më tej ai nënvizoi se punonjësit e shëndetësisë dhe personat me rrezik të lartë duhet të kenë përparësi në vaksinime.

Të fundit

Rindizet zjarri në Poliçan, ndërhyn avioni “Canadair”

Një vatër zjarri e cila u vu nën kontroll gjatë orëve të natës është riaktivizuar sërish mesditën e sotme...

Babë e bir u vranë në Kosovë, kolegët e tyre ulin qepenat

Një ngjarje tronditëse u regjistrua një ditë më parë në Gjilan ku tre persona humbën jetën pasi u qëlluan me armë zjarri nga Mefail...

Biblioteka në Kryeministri prezanton katalogët “Imago Mundi”

Katalogët e koleksionit të artit bashkëkohor “Imago Mundi”, një nismë vizionare nga Luciano Benetton, nga ky gusht janë aty në bibliotekën e Qendrës për...

Zbulohet klauzola! Nico Williams mund të blihet me një shifër fikse

Në fillim të verës, Barcelona ishte pranë transferimit të Nico Williams nga Athletic Bilbao. Klubi katalanas ishte gati të paguante klauzolën e lirimit prej...

Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban, Balluku: Zhvillim për të gjithë zonën

Zëvendës kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi punimet që po kryhen për ndërtimin e rrugës Berat-Ballaban. Me Ballukun, ishte dhe Ministrja...

Lajme të tjera

Web TV