Pamje të pabesueshme, kur tjetri të shpëton jetën në sekondë (VIDEO)

Të ndihmojmë të tjerët është e shëndetshme për shpirtin dhe na ndihmon të ndihemi mirë.

Në kolazhin e videos së më poshtme tregon shembullin se kur njerëzit bëhen bashkë mund të ndihmojnë edhe në shpëtimin e jetëve.

Videoja e veçantë tregon sesi njerëz të ndryshëm ndihmojnë të tjerët kur janë në një vështirësi për jetën.

Një fëmijë i vogël është varur në parvazin e dritares së katit të tretë dhe një grup njerëzish mblidhen poshtë për ta pritur.

Një i moshuar bie në një pusetë dhe miku i tij bënë çmos që ta nxjerrë sa më parë.

Një të ri e merr lumi i rrëmbyeshëm dhe menjëherë një tjetër hidhët nga pas për ta shpëtuar.

Momentet e mrekullueshme që janë kapur nga kamerat e sigurive të rrugëve na motivojnë të jemi njerëz më të mirë. Pse jo, modelet e humanizmit duhet të përhapen. Ka mijëra mënyra për ta bërë këtë gjë. Edhe pjesët e kësaj videoje janë enkas për të zgjuar motivin e së mirës brenda të gjithë atyre që munden./Fjala.al

https://streamable.com/5g0yd