Këngëtarja e njohur shqiptare: Serbët më pushuan gjyshin nga puna, i kërkuan të ndryshonte historinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Dua Lipa ka dhënë një intervistë me revistën e famshme “Rolling Stone”. Këngëtarja ka përmendur dhe vendlindjen e saj Kosovën, ku ka treguar momentet e vështira që familja ka përjetuar gjatë luftës me Serbinë.

Ajo shprehet se gjyshi i saj i cili po shkruante një libër për gjithçka po ndodhte u pushua nga serbët sepse i kërkuan që të rishkruante historinë siç ata dëshironin.

“Gjyshi im nga ana e babait tim po shkruante libra për gjithçka që po ndodhte. Kur ndodhi okupimi, forcat serbe kërkuan që ai të rishkruajë historinë. Ai nuk pranoi dhe ai humbi punën e tij.

Kështu që është pjesë e asaj që unë jam dhe qëndroj pranë gjërave në të cilat besoj”, ka thënë Dua Lipa për “Rolling Stone”.

Revista gjithashtu ka dhënë informacione për gjyshin e Duas, historianit Seit Lipa i cili ka qenë edhe drejtor i Institutit të Historisë në Prishtinë.

Më tej këngëtarja ka treguar se pavarësisht faktit që familja e saj u shpërngul në Londër për t’i shpëtuar dhunës dhe ajo vetë lindi atje, që e vogël është rritur me idenë që Britania është vendi ku lindi, por rrënjët e veta kosovare u mban gjithmonë në zemër.

Të fundit

Çfarë dihet deri më tani për zjarret në Kaliforni?

Kalifornia po vazhdon të përballet me zjarret që kanë nisur tash e disa ditë ndërsa po shkakton viktima dhe...

Tentativë për vjedhje në një pallat në ndërtim, ndërhyn policia dhe FNSH në Vlorë

Një telefonatë alarmuese ka vënë në lëvizje policinë e Vlorës dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë (FNSH). Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori”,...

Proda: “Lufta kundër së keqes nuk mund të bëhet vetëm”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, mori pjesë në takimin “Një kafe me miqtë” që u zhvillua në sallën...

Anëtarja më e re e NATO-s forcon sigurinë dhe modernizon arsenalin ushtarak

Për të forcuar sigurinë e saj, Suedia, anëtare e re e NATO-s, po përgatitet të investojë më shumë se 1.91 miliardë euro për blerjen...

49 vjet nga vdekja e Agatha Christie, gruaja e pazakontë e letërsisë së trillit

Më 12 janar të vitit 1976 u nda nga jeta Agatha Christie, autorja e cila u bë e njohur në botë për novelat e...

Lajme të tjera

Web TV