Pas gjobës së GJKND, zgjohet Avokati i Populli: Mbyllni burgun e Krujës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas gjobës dhe shpullës që na dha Gjykata e Strasburgut për rastin e një të dënuari që trajtohej në burgun e Krujës në kushte çnjerëzore, ka reaguar më në fund edhe institucioni i Avokatit të Popullit. Reagimin vjen menjëherë pas gjobës 15 mijë euro që duhet të paguaj shteti shqiptar për të burgosurin Arben Strazimiri. Në  reagimin e “Avokatit” mësohet fakti që ata disa herë i kanë bërë shkresë ministrisë së drejtësisë për ta mbyllur burgun e Krujës, pasi aty nuk përmbushet asnjë kusht për trajnim dhe trajtim të të dënuarve me probleme, kryesisht me problemet e shëndetit mendor.

Referuar këtij reagimi, shihet se në këtë institucion nuk ka asnjë mjek psikiatër, ani pse pretendohet se aty trajtohen të dënuarit me probleme të theksuara mendore, siç ka qenë edhe rasti i Strazimirit.

Në raportin e bërë publik thuhet:  Moszbatimi i marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë për ngritjen e një Institucioni të Posaçëm Mjekësor, të parashikuar në ligjin Nr. 44/2012, datë 08.05.2012 “Për Shëndetin Mendor”, me qëllim strehimin dhe trajtimin e personave që kanë marrë nga gjykata masën “mjekim i detyruar” dhe “shtrim i përkohshëm” është një problematikë e përsëritur disa herë në raportet e inspektimeve të Avokatit të Popullit.

Trajtimi i kësaj kategorie në IEVP Krujë etj, në kushte materiale degraduese dhe kur në organikat e tyre mungon mjeku psikiatër dhe kur aksesi për konsulta psikiatrike pranë spitaleve psikiatrike rajonale paraqet vështirësi, ose në Institucionin e Veçantë Shëndetësor të Burgjeve për rastet me episode akute, vijon të mbetet i paligjshëm, duke u reflektuar edhe raportet kombëtare, ndërkombëtare dhe në konferencat rajonale.

AP, në rolin e Mekanizmit Kombëtar për parandalimin e torturës, trajtimit ose dënimit të egër, çnjerëzor ose poshtërues me shqetësim të madh ka konstatuar se pjesa më e madhe e rekomandimeve për këtë problematike, të bëra ndër vite nuk kanë gjetur zbatim. AP vazhdimisht ka rekomanduar mbylljen e IEVP-se se Krujës.

Lexo edhe :  Lista e PS për 11 majin, Rama garanton ministrat, mban në ankth deputetët

Sipas tyre kjo çështje ka zënë vend të rëndësishëm edhe në raportet vjetore të Institucionit dhe në raportet e veçanta të AP në rolin e Mekanizmit Kombëtar për parandalimin e torturës, trajtimit ose dënimit të egër, çnjerëzor ose poshtërues, të cilat i janë dërguar edhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Avokati i Popullit ka ngritur disa here zërin për ngritjen e ‘Spitalit Forensik’, si një Institucion i Veçantë shëndetësor i cili duhet të plotësojë standardet për të funksionuar si i tillë.

Avokati i Popullit në të gjitha rekomandimet e tij për këtë problematikë ka vlerësuar se IEVP, Krujë, nuk është një institucion i posaçëm mjekësor për trajtimin e personave me çrregullime të shëndetit mendor që kanë kryer vepra penale për të cilat gjykatat kanë marrë vendim për “mjekim të detyruar në një institucion mjekësor” apo kanë caktuar masën shtrënguese “shtrim të përkohshëm në një institucion psikiatrik”. Mbajtja e këtyre kategorive të personave në I.E.V.P. Krujë përbën shkelje të të drejtave kushtetuese dhe ligjore të tyre-thuhet më tej në raportin e AP! n.k/Fjala.al/

Të fundit

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë ‘shkund’ këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë e shkallës Rihter ka goditur El Salvadorin sot, njoftoi Qendra Gjermane e Kërkimeve...

Shkarkimi i Altin Bashës, ish-aktori i ‘Portokallisë’: Vjen një ditë dhe të kthehet…

Aktori Julian Deda ka reaguar pas shkarkimit të Altin Bashës nga posti i drejtorit të Teatrit Kombëtar, duke e lidhur këtë vendim me abuzimin...

Balla në komunikimin live me diasporën: Pse vetmja ofertë e besueahme

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, sqaroi shumë çështje thelbësore që kanë të bëjnë me procedurën e votimit të diasporës në...

Spanjë/ Sekuestrohet 1 ton kokainë në portin e Vigos, mes të arrestuarve edhe shqiptarë

Mbi 1 mijë kilogramë kokainë janë kapur në portin e Vigos në Spanjë. Në pranga kanë rënë 9 persona, me kombësi belge dhe shqiptare,...

Pushohen çështjet ndaj kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu

GJKKO ka njoftuar përmes shortit se gjyqtarja Etleva Deda është caktuar për të shqyrtuar çështjen ndaj Pjerin Ndreut. Ndonëse lista është e paqartë sepse emri...

Lajme të tjera

Web TV