Së shpejti transporti publik zëvendësohet nga autobuzat elektrikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk do jetë e largët koha kur në Tiranë transporti publik të bëhet me urbanë elektrikë. Agjencia e Eficencës së Energjisë ka hapur tenderin me vlerën 74.1 milionë lekësh, për të hartuar projekt-idenë për Elektrifikimin e linjave të transportit  në Bashkitë Tiranë, Vlorë, Durrës, që do të zhvillohet me faza.

“Ky projekt synon dhe trajnimin, ngritjen e kapaciteteve për operimin dhe menaxhimit e sistemit të transportit elektrik”, thuhet në dokumentet e tenderit.

Kalimi në një sistem të ri, do të thotë më pak ndotje, reduktim të varësisë nga lëndët djegëse fosile si dhe ulje të kostove të operimit në vend.

“Elektrifikimi i transportit rrugor do të kontribuojë në mënyrë domethënëse në përmirësimin e cilësisë së ajrit nga njëra anë dhe mbrojtjen e klimës nga ana tjetër vetëm nëse përdorimi i elektricitetit vjen nga burime me karbon të ulët/ pa karbon (panele diellore, era, hidrike, gjeotermale)”, thuhet në studim.

Një fazë e rëndësishme e projektit, është infrastruktura e karikimit, jo vetëm ë pikat e mbushjes por edhe në shtëpi ose në punë, në zona parkimi publik apo komercial (dyqane, zona pushimi në autostradë).

“Autobusi elektrik për funksionimin ndër-urban do të ketë nevojë ose për një “depo” më të madhe të energjisë e cila karikohet në stacionin fundor ose për një depo më të vogël të energjisë që ngarkohet në varësi të mundësisë, në stacione autobusi”, thuhet në studim.

Kompanitë e interesuara do të kenë afat deri më 29 janar të këtij viti për të marrë pjesë në garë dhe nga momenti i nënshkrimit të kontratës  do kenë 9 muaj kohë për të ofruar këtë shërbim. Synimi është që deri në vitin 2030, pritet që flota e autobusëve të kalojë në elektrik.

Të fundit

Një vit pas atentatit, plumbi që e ndryshoi përgjithmonë, reagon Trump

Në momentin kur plumbi i atentatorit kaloi centimetra pranë kokës së tij, Trump ishte duke parë një grafik mbi...

Plani i Izraelit për Rafahun do ishte krim, por e drejta ndërkombëtare s’e mbrojti Gazën

Raja Shehadeh* Palestinezët vijojnë të mbahen pas asaj që ne e quajmë sumoud – vendosmëria për të mos u dorëzuar dhe për të mos ikur...

Pse bota duhet t’i thotë “jo”, tani, luftës bërthamore

Nga Ambasador Zef Mazi *Ish-Asistent Special për Strategjinë i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore Ka disa kohë që po përmendet, si pa...

Treçereku i shqiptarëve e duan aksionin në territor, por pas përfundimit të sezonit veror

Nga Eduard Zaloshnja Aksioni i urdhëruar nga Rama në Lungomaren e Vlorës për spastrimin e territorit nga gjithfarë strukturash/tendash/çadrash/tavolinash pa leje apo me leje abusive...

U përplas me policët në Theth, Luçiano Boçi: Prishjet janë selektive

Deputeti i zgjedhur i PD, Luçiano Boçi, tha se Kryeministri Edi Rama po kërkon të rrëmbejë edhe malet e Shqipërisë, siç bëri me bregdetin,...

Lajme të tjera

Web TV