“Nuk më intereson Tea”/ Shqipja demaskon Andin, i publikon mesazhet zanore ku i thotë se është burri i saj!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Andi Shehu dhe Tea Trifoni janë dyshja më e preferuar nga publiku për momentin në “Përputhen”.

Ata kanë deklaruar se janë ekskluzivisht vetëm për njëri-tjetrin në program dhe presin të dalin të përputhur.

Por, mbrëmjen e djeshme një “bombë” tjetër është publikuar nga ish-konkurrentja, Shqipe Hysenaj. Tea dhe Shqipja kanë pasur vazhdimisht përplasje e debate të forta me njëra-tjetrën në studio dhe i fundit ishte rasti kur 28-vjeçarja i tha Trifonit “Të ka bërë keq baloni më duket”.

Kjo bëri që 22-vjeçarja të largohej nga studio dhe u vu re që Andi vrapoi menjëherë pas saj. Mirëpo, Shqipja publikoi në Instastory disa mesazhe zanore që Shehu i ka dërguar në WhatsApp menjëherë pas asaj ngjarjeje.

Shkak i reagimit të Hysenajt është bërë deklarata e mamasë së Andit, e cila kur ishte e ftuar në program tha se djali i saj s’ka pasur asgjë me Shqipen, por donte vetëm të shihte reagimet e Teas.

Në mesazhet e publikuara prej saj, Andi dëgjohet duke thënë se nuk shkoi pas Teas për faktin se i interesoi shumë ajo që e preku atë, por për diçka tjetër. Kjo, për ta nxjerrë situatën në favor të Shqipes. Shqipja shkroi anash postimit se mes tyre ka pasur ndjenja, të cilat janë shuar më vonë, por nuk janë tallur që të bëjnë xheloze Tean.

Ajo shkruan se Andi është mashkulli më i pafytyrë që ka njohur dhe i kërkon të jetë realist. Në fund të mesazhit zanor, ai dëgjohet duke e cilësuar veten si “burri i Shqipes”.

“O sa inat më vjen kshu. Po ti pse nuk ja tregon historinë tamam se si ishte? Unë me vërte dola mbrapa Teas, po unë dola për diçka mbrapa Teas, nuk dola se më interesoi shumë ajo pjesë. Unë dola për të përfitu ti një gjë.

Lexo edhe :  Pas 22 vitesh ndarje, Livia rrëfen takimin me të atin: Më tha diçka të fortë...

Për këtë arsye dola dhe pastaj sa mbarova me Tean erdha direkte te ty. Sa i thashë dy llafe, sa e bëra të reagojë ndaj gjërave që tha që dilte komplet situata në përfitimin tënd.


Unë për këtë u përpoqa edhe erdha direkte te ty. Ty edhe të argumentova çdo gjë tashi.

Pse nuk ja shpjegon? Derisa janë familjarët e tu, tregoji gjërat tamam siç janë nuk ke pse e kalon situatën duke qesh. Se tek e fundit burri jot është ai që po përgojojnë, kështu që përpiqu ta rregullosh situatën”,- ka thënë Andi.

Të fundit

Sinqeriteti i Kryemadhit, rrëfen dy gabimet fatale në karrierën e saj politike

Deputetja Monika Kryemadhi ka deklaruar se pavarësisht divorcit po bën fushatë për babin e fëmijëve të saj Ilir Metën. “Nuk...

Varrimi i Papës, Begaj mbërrin në Vatikan, i bashkohet presidentja Osmani

Presidenti Bajram Begaj dhe bashkëshortja e tij, Amanda Begaj, ka mbërritur në Vatikan këtë të premte, ku po merr pjesë në homazhet për Papa...

I shkarkuar nga KPK para dy vitesh, Apelimi rikthen në detyrë prokurorin Bajram Breçani

Kolegji i Posaçëm të Apelimit vendosi të enjten më 24 prill rikthimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Bajram Breçani, i cili ishte shkarkuar...

Premtimi i Ramës nga Shkodra: Paga mesatare e mësuesve do të shkojë 1250 euro

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, mori pjesë në prezantimin e projektit të rilindjes se plotë të shkollës “Ismail Qemali” në Shkodër. Shkolla “Ismail...

Ndahen Piqué dhe Clara Chía, zbulohet shkaku

Kur Gerard Piqué dhe Clara Chía dolën publikisht si çift në gusht të vitit 2022, bota bëri një pauzë. Ishte e pamundur të mos...

Lajme të tjera

Web TV