Në aksionin e RENEAS në Nikël të Fushë-Krujës janë gjetur prova të vlefshme për hetimet ndaj një grupi të strukturuar kriminal.
Ky është detaji që kanë dhënë uniformat blu në njoftimin për operacionin blic e natës së kaluar.
“Kontrolle në funksion të procedimit penal të ndjekur nga SPAK-u ndaj një grupi të strukturuar kriminal.
Kontrollet për sigurimin e provave që do t’i shërbejnë hetimit, të zhvilluara në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.