Konsumi, investimet e shërbimet/ Ministria e Financave jep lajmin e mirë: Rimëkëmbja e ekonomisë me 5.5%

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një lajm i mirë vjen për ekonominë shqiptare. Këtë vit, sipas një raporti të Ministrisë së Financave, ajo pritet të rimëkëmbet me 5.5%, pas një rënie në vitin që lamë pas si pasojë e pandemisë me 4.4%.  Ndikim pozitiv sipas raportit të Kuadrit Makroekonomik dhe Fiskal 2022-2024, thuhet se do të ketë konsumi dhe investimet

“Gjatë periudhës afatmesme rritja pritet të gjenerohet kryesisht nga kërkesa e brendshme, si konsumi ashtu edhe investimet. Ndërkohë, kërkesa e huaj neto (eksport–import) pritet të ketë një efekt pothuajse neutral”, thuhet në dokument.

Konsumi që në vitin 2020 ra më shumë se 3.4%, për 2021  do të ketë rol të rëndësishëm në rikuperimin e ekonomisë pasi pritet të rritet me 3% dhe do të nxitet nga besimi ikonsumatorit, si dhe nga përmirësimet në tregun e punës.

Nga ana tjetër gjenerimi i vendeve të reja të punës dhe stabilizimi i tregut pritet të sjellë edhe rritje të pagave për qytetarët, dhe të ndikuar nga ky fakt ata do të rrisin edhe konsumin.

Kurse sa i takon investimeve ato do të ndikohen nga shfrytëzimi më i madh i kapaciteteve ekzistuese të prodhimit. Njëkohësisht edhe përmirësimi i kushteve financiare, lehtësimi i standardeve të huadhënies priten të jenë një faktor i rëndësishëm nxitës për investimeve private në afatin e mesëm.

Përsa i takon sektorëve ndikimin më të madh pozitiv do të ketë turizmi i cili vitin e kaluar ka pasur rënien më të fortë, si pasojë e masave kufizuese të ndërmarra për të frenuar përhapjen e pandemisë.

Të fundit

1943 – Lufta e Dytë Botërore: Pushtimi i Sicilisë dhe hyrja e trupave në Messina

Pas zbarkimit të Aleatëve në Sicili më 9 korrik 1943, filloi një nga fushatat më të rëndësishme të Luftës...

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë më shumë se një vit...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Lajme të tjera

Web TV