Kongresi i Lushnjës, kujtesë e fortë jo vetëm në përvjetorë, por për ndryshim…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekskluzive

Nga Erald Shulla

Kongresi i Lushnjes, është një prej ngjarjeve të medha, ku u rivendosen më të sigurta themelet e shtetit dhe u ndryshua fati i Shqipërisë. Atdhedashuria, guximi, të shtyrë nga fuqia për ekzistencë e prosperitet, domosdoshmeria për ndërtimin e shtetit, mblodhi më 21 Janar të viti 1920, pra 101 vite më parë në qytetin myzeqar të Lushnjës, patriotë politikanë mendje të ndritura, luftëtarë trima nga treva të ndryshme të Shqiperise. Vendi asokohe po kalonte vështirësi kruçiale, i përçarë, i gjakosur, i mjeruar, i varfer, ku rrugëdalja ishin veprimet përbashkuese për ndryshimin e madh, jetik. Shqipëria nuk gjente prej kohësh stabilitet, qeveri që ngriheshin në Vlorë dhe binin në Durres, njëra paso tjetres, lufta politike dominohej nga interesa provinciale klanesh vetanake dhe pak për ato kombëtare, që fatkeqesisht trashëgohen edhe sot, si një mallkim për vendin.

Shqipëria kishte nevoje për kushtrim gjeneral patriotik dhe aleatë të mëdhenj si asnjëherë më parë, Vrasja 6 dite para çeljes së Kongresit të një prej organizatorëve kryesor Abdyl Ypi, ish-Prefektit të Durrësit, të cilit pas vrasjes ia moren të gjitha aktet e parapërgatitura dhe lista e delegateve që posedonte ishte një kambanë që donte thoshte se duhen sakrifica dhe heronj. Kjo ngjarje e rendë edhe shumë pengesa  të tjera nga brenda dhe jashtë nuk do e ndalnin dot zhvillimin të ketij kuvendi madhor. Kongresi i Lushnjes do të niste punimet më datë 21 Janar 1920 e do t’i përfundote ato pas 10 ditësh me 31 Janar. Në të cilin u vendos dhe u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë si dhe zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta. Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina.

Bujaria madhe e banoreve të Lushnjes, ku vendosen në dispozicion të mbarevajtjes se këtij Kongresi çdo gjë që mundeshin. Shtëpite e lushnjareve do te mikeprisnin delegatet e te ardhurit, do te siguronin ushqim e siguri per ta. Njerëz të shquar të zonës së Myzeqese, mbështeten fuqishëm Kongresin. Shtëpia e Kase Fugës do të kthehej selia e përjeteshme themeleve të shteit Shqiptar, ku edhe sot njihet si shtepia muze e Kongresit Lushnjes. Te cilen ne raste festash dhe datash e vizitojne politikanet e sotem, por pa ia kuptuar vleren.

Politikanet e sotëm janë shume larg ëndrrave dhe dëshirave të patrioteve të dikurshëm, që guxuan me atdhedashuri për t’i ndryshuar fatin vendit. Sot interesat kombëtare janë zvendesuar me ato të klaneve individuale e jetëgjatesise së sundimit politik klani e oligarkik në vend. Paharruar edhe kontributin e madh të personaliteve të tjerë të qytetit Lushnjes, Besim Nuri Kryetar i Bashkise Lushnje dhe Sheh Ibrahim Karbunara. Interesante është letra qe Besim Nuri i dërgoj Presidentit Amerikan Wilson, në mars 1920:

Lexo edhe :  Ndikimi i pezullimit të fondeve amerikane dhe mbështetja për SPAK

Shkëlqesisë së Tij Wilson, kryetar t’Amerikës

I shteteve të bashkueme Vashington

Shqiptarët që kanë mbështun tanë shpresat e gjallnisë mbi shtyllën apostole të parimevet fisnike të Sh. S’Uaj, sot iu luten të të pranoni falenderjet e paraqituna përkundrejt zanit të nalt e mëshir madh që jeni tye kryer për shpëtimin e atdheut tyne.

I nalti kryetar, shpëtoni nji popull që asht m’i Vjetri në Ballkan e që ka drejtu vështrimet e shpëtimit t’Ekselenca Juaj dhe mo i lini me derdhë gjakun e me vdek përpara lakmimevet imperialiste të fqinjëvet veç sigurimin e kufijvet 1913-ës, ju lutem me fuqinë e shpirtit mos pëlqeni as pak krasitje të pa arsyeshme si mbi Kosovë e Çamëri, mbi kufijtë natyralë ethnografike s’uej nuk munde me kjen të ndara nga Mëma e tyre Shqipni.

Ju lutemi në emër të popullit pranoni nderimet tona krejt besnike…

Kongresi i Lushnjës gjatë këtij shekulli herë kujtohet e herë lihet në hije, sipas rastit, dhe sipas interesave të politikes sunduese. Kongresi i Lushnjes është një nga ato ngjarje madhore të cilat janë shkruajtur në memorien kombëtare ku Shqipëria duhet të jetë mbi gjithçka. Por duket që në kthehemi pas e memoria humbet, e duket që ngelemi vetëm tek themelet që u ndërtuan në 1920, sepse muret e shtetit i ndërtojmë të brishta e ato shemben shpesh.

Shqipëria ka më shume nevoje se kurrë më parë për ndryshim, vullnet për ndertimin e një shteti të vërtetë, i cili u shërben qytetareve të tij e jo politikaneve që qeverisin për xhepat dhe interest e tyre. Shembujt e rrugëve drejt të mirës dhe Bashkimit Europian i kemi por duhet t’i kujtojme si busull orientimi e jo t’i harrojmë e lejojmë të krijohen muret e diktaturave mbi themelet e shtetit demokratik. Kongresi i Lushnjes jo thjesht të kujtohet në pervjetoret e tij, vlerat dhe mesimet e tij nuk janë muzeale, por largpamësi politike dhe program ideal për çdo qeveri, në mbrojtje të tokës dhe detit dhe të çdo shqiptari me një Shqipëri Euro-Atlantike.

Të fundit

Si do të duken smartfonët tanë në vitin 2025?

Nga bateritë e silikonit tek ekranet e trefishtë e deri te inteligjenca artificiale e personalizuar, këtu janë disa nga...

Në garë për Shtëpinë e Bardhë apo për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri?

Të paktën këtë përshtypje të jep lidershipi i PD-së, nëse i referohesh takimeve që po zhvillojnë ata që duhet të jenë në krye të...

Nëse ka rënë non grata e Berishës, ka rënë edhe për Tom Doshin dhe Vangjush Dakon

Nga Ylli Pata Komunikimi i njerëzve të afërt të Sali Berishës për çështjen e Non Gratës këto ditë, është sa patetik, aq edhe nivel i...

Një nga plazhet më të famshme në botë nuk është më i aksesueshëm nga toka

Plazhi i famshëm i Kuq në Santorini u mbyll për shkak të rrëshqitjes së dheut të ndodhur dy ditë më parë për shkak të...

Dy bonuse për pensionistët, sa do të përfitojnë këtë muaj

Kryeministri Edi Rama u shpreh se bonuset për pensionistët do të vazhdojnë dhe ata do të marrin pjesë në shpërndarjen e fryteve të rritjes...

Lajme të tjera

Web TV