Sulmohet biznesmeni i njohur, autorët i lënë brenda mjetit një shufër hekuri dhe një mesazh në letër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Makina e në biznesmeni në Shkodër është shkatërruar gjatë natës së kaluar. Mësohet se mjeti tip “Tiguan”, me targë AA 289 OA, me ngjyrë të bardhë, është sulmuar në fshatin Hot i Ri, ku i janë thyer xhamat dhe i janë shkaktuar dëme të tjera.

Mjeti është në pronësi të biznesmenit Nikolin Shqau, ndërsa është goditur teksa ndodhej e parkuar përpara derës së shtëpisë së biznesmenit.

 

Ka qenë sinjali i mjetit, që ka alarmuar biznesmenin, i cili kur ka dalë jashtë, ka parë mjetin e dëmtuar. Ai ka njoftuar menjëherë policinë dhe efektivët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet.

Autorët e kanë goditur mjetin tip Tiguan me një shufër hekuri duke thyer xhamat në pjesën e përparme dhe të pasme të mjetit.

Më pas, shufrën e hekurit e kanë hedhur brenda makinës. Ndërkohë, në anën e djathtë të mjetit, afër pasqyrës autorët kanë lënë edhe një letër të shkruar, teksti i të cilës nuk dihet,por për hetuesit ky është një mesazh ndaj biznesmenit.

Janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarjeje të ndodhur, pasi Nikolin Shqau ka deklaruar se nuk ka konflikte me ndonjë person.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV