Rama në Shijak: Do t’i ndihmojë fermerët të rrisin fuqinë prodhuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama dhe drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqesor dhe Rrural, Frida Krifca, u ndalën sot në Shijak, ku po përmes fondeve të akorduara nga AZHBR dhe programoi IPARD II, një kompani private e cila po ngre një pikë grumbullimi për fermerët.

Drejtoresha e AZHBR gjatë aktivitetit me kryeministrin shpjegoi se bëhet fjalë për një pikë mbi 3 mijë metra katrorë, me dhoma frigoriferike për grumbullimin, ruajtjen dhe përpunimin e fruta-perimeve në kushte optimale. Krifca thekson se përmes pikave të grumbullimit fermerët po mësojnë të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, dhe të rrisin fuqinë prodhuese.

“Kemi rreth 8 hektarë sera me xham. Të gjithë prodhimin e shet në tregun e Tiranës, dhe objektivi është që ka ta grumbullojë në këtë pikë grumbullimi. Një pikë grumbullimi frigoriferike, kapanon me dy dhoma frigoriferikë, që do grumbullojë të gjithë prodhimin e fermerëve të zonës. I gjithë investimi shkon mbi 166 milionë lekë. Granti është 83 milionë lekë.

Bëhet fjalë për një ndërtim investim mbi 3 mijë metra katrorë, plus dhoma frigoriferike dhe linjat e përpunimit të produkteve perimore dhe frutave. Objektivi i ardhshëm është të bëhet një fermë e vizitueshme, e hapur për publikun.

Njerëzit të shohin si do përpunohen produkte. Ne aktualisht kemi vetëm të mbështetur nga AZHBR kemi rreth 53 pika grumbullimi për fruta perime. Kemi kontraktuar subjekte rreth 29 prej tyre, dhe janë 39 milionë euro vetëm për pikat e grumbullimit”, shprehet drejtoresha e AZHBR.

Ndërkaq, kreu i qeverisë Rama thekson: “Faktikisht gjithë kjo punë që është bërë është transformuese sepse ka krijuar një platformë të re për bujqësinë. U ka dhënë lehtësi fermerëve që prodhojnë dhe që mblidhen te pikat e grumbullimit”.

Lexo edhe :  Rama nga Spitali i Kirurgjisë Kardiovaskulare: Investimi më i rëndësishëm në shëndetësi

Nga ana tjetër Krifca vuri në dukje se “fermerët po mësojnë së pari të kooperojnë, të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, të rrisin fuqinë prodhuese të pikat e grumbullimit dhe po krijohet një dinamikë e re në treg”.

 

Të fundit

Ancelotti përplaset me Barcelonën për listën e Brazilit

Brazili ka publikuar listën me futbollistët e grumbulluar për dy sfidat e radhës eliminatore për Kupën e Botës 2026,...

BE dënon sulmin izraelit në spitalin në Gaza: Nuk justifikohet

Bashkimi Europian ka reaguar pas vdekjes së 5 gazetarëve ditën e djeshme në Gaza pas një sulmi me raketa të lëshuara nga Izraeli në...

Pse Donald Trump dëshiron të kontrollojë Rezervën Federale?

Nuk duhej tentativa e djeshme për të shkarkuar Lisa Cook nga Bordi i Guvernatorëve të Rezervës Federale, që të kuptohej se çfarë modeli qeverisjeje...

Osmani përshëndet kreun e ri të Kuvendit: Qeveria të votohet sa më shpejt

Presidentja e Republikës së Kosovë, Vjosa Osmani ka përshëndetur zgjedhjen e kreut të Kuvendit dhe nënkryetarëve të rinj, që i jep fund krizës disamujore Osmani...

Pse kaq shumë aksidente?! Policia jep shpjegimet

Qarku i Fierit rezulton më i prekuri nga aksidentet, nga të cilat vetëm gjatë këtij muaji, në 16 ngjarje, 3 persona humbën jetën dhe...

Lajme të tjera

Web TV