Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me gjendjn e rrugëve në akset kombëtare.
Me anë të një informacioni zyrtar njoftohet se vazhdon qarkullimi normal në të gjitha akset kombëtare.
Gjithashtu bëhet me dije se ka pasur rënje gurësh në në segmentet: Librazhd-Elbasan, Elbasan-Gjinar, Fushë Arrëz-Kalimash Mollas-Selitë është pastruar me mjete e punëtorë dhe kontraktorët janë në terren në gadishmëri.
Informacioni i plotë:
Gjatë natës kanë vazhduar reshjet në të gjithë territorin, në veri ka pasur reshje bore me intensitet normal është punuar për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës
Vazhdon qarkullimi normal në të gjitha akset kombëtare.
Rënia e materialeve në segmentet: Librazhd-Elbasan, Elbasan-Gjinar, Fushë Arrëz-Kalimash Mollas-Selitë është pastruar me mjete e punëtorë dhe kontraktorët janë në terren në gadishmëri.
Në rrëshqitjen e Surrelit ka filluar puna për evadimin e masivit të dherave për pastrimin e rrugës.
Në rrugën e Dardhës në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta rekomandohet që nga km 6 deri në km 13 të qarkullohet me zinxhirë.
Kontraktorët janë në gadishmëri për përballimin e çdo situate që mund të paraqitet.