Sot po ju shkruaj fillimisht si nënë! Letra e përzemërt e drejtoreshës së një shkolle

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Letra e një drejtuese shkolle në Lancashire, Britani. Ky shkrim nga Sarah White drejtuar prindërve, se do ta kalojnë këtë situatë së bashku, u bë hit në internet.

Letra:

Të dashur Prindër,

Sot po shkruaj së pari si nënë. Kjo javë ka qenë e vështirë. Java e tretë e izolimit dhe si prind kam ndjerë sforcim këtë javë.

Fëmijëve të mi u është caktuar një punë e madhe nga shkolla dhe unë fjalë për fjalë nuk kam mundur që t’i ndjek. Mes punës sime, detyrave të fëmijëve në shkollë dhe mbijetesës në një pandemi, me të vërtetë ndjeva sforcimin këtë javë. Jemi në një periudhë të vështirë për momentin, shëndeti ynë mendor po dëmtohet. Moti i vranët, i ftohtë dhe me shi/dëborë nuk ka ndihmuar, kështu që duhet të mbështesim njëri-tjetrin dhe ta kalojmë këtë së bashku. Ju ndoshta po mendoni se ku dua të dalë me këtë.

Epo, arsyeja ime kryesore për të shkruar është, ju lumtë për sot. Po i mbijetoni një pandemie. Cilado qofshin rrethanat tuaja personale, mendojmë se jeni duke bërë një punë të shkëlqyeshme.

Nëse fëmija juaj ka pasur shumë vakte me mikrovalë, ka qëndruar shumë vonë, ka luajtur shumë në Xbox dhe nuk ka mbaruar të gjithë detyrat e shkollës – është okej.

E dimë që nxënësit tanë janë të sigurt dhe të kujdesshëm dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për momentin. E dimë që presim gjëra të mëdha prej tyre dhe kemi vendosur shumë detyra çdo javë. Gjithçka që kërkojmë është që të bëni më të mirën tuaj. Nëse më e mira juaj është një lexim i shpejtë 30 minutësh ose një lexim këtu e atje, është okej. Nëse doni të bëni të gjithë detyrat që kemi vendosur – edhe kjo është okej.

Lexo edhe :  Pse ky antagonizëm ndaj rritjes së diagnozave me autizëm?

Ju lutemi mos lejoni që detyrat e shkollës t’ju ushtrojë presion shtesë kur jeni duke u përpjekur të mbani vendet e punës, të fitoni para për të jetuar dhe t’i mbani fëmijët të sigurt. Rrethanat e të gjithëve janë shumë të ndryshme dhe e vlerësojmë atë.

Në fund, mund të jemi ‘të mbyllur’ për shumë nxënës, por jemi sërish këtu emlcionalisht për të gjitha familjet tuaja. Nëse keni nevojë për mbështetje, një bisedë, një takim virtual, jemi këtu!

Kujdesuni për veten dhe kujtoni që mendojmë se po ia dilni shumë mirë!

 

Të fundit

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier....

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Alarm për serbët, ushtarët kroatë janë në kufirin e Kosovës

Serbia është alarmuar pas lëvizjeve të fundit të KFOR në kufi me Shqipërinë. Misioni i KFOR-it i NATO-s, i përforcuar nga anëtarë të ushtrisë...

Korçë, përkeqësohet situata me zjarret në fshatin Dishnicë

Përkeqësohet situata me vatrën e zjarrit në fshatin Dishnicë të Bashkisë së Korçës, vatër e cila është zgjeruar akoma dhe më tej, duke hyrë...

Macron: Franca do të njohë shtetin e Palestinës

Franca do ta njohë zyrtarisht Shtetin e Palestinës. Lajmin e ka dhënë Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, duke shtuar se njoftimin zyrtar do ta japë...

Lajme të tjera

Web TV