Therri shtatë vjeçaren/ Gjykatësi: Gabova, shqiptarja meriton dënim më të lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gruaje që çau fytin e një vajze shtatë vjeçare, duke i marrë jetën, i është rritur afati minimal pasi gjykatësi tha se ishte “llogaritur gabimisht“.

Muajin e kaluar, Eltiona Skana, 30 vjeçe, e konsideruar skizofrene paranojake, u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Emily Jones në një park në Bolton.

Fillimisht asaj iu tha se nuk mund të konsiderohej për lirim me kusht për të paktën tetë vjet, por ajo periudhë minimale tani është rritur në 10 vjet e tetë muaj, shkruan televizioni britanik “Sky”.

Justice Wall shpjegoi në një seancë të shkurtër në Gjykatën e Teesside, se kishte përgjysmuar dënimin duke menduar se ishte 16 vjet.

Ai tha: “Sidoqoftë, kur e kalova atë dënim, kisha harruar nga 1 prilli 2020 ligjin për periudhën minimale që duhej të vuante nga një shkelës i dhunshëm ose seksual, dënimi i të cilit ulet me dy të tretën dhe jo gjysmën e dënimit”.

“Kështu, afati minimal që unë vendosa është llogaritur gabimisht. Ishte një gabim, për të cilën unë marr përgjegjësinë e plotë”.

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV