Doktorët paralajmërojnë për trendin në TikTok që të zmadhon buzët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

TikTok, një nga platformat që pati më shumë përdorues gjatë izolimit është kthyer edhe në një nga aplikacionet më shqetësuese. Mjekët paralajmërojnë që të mos provoni një trend të ri të nxjerrë në platformë, ku një djalë përdor krem ereksioni për buzë më të plota.

Përdoruesi i TikTok-ut, Jerry Mal, postoi videon që tani ka mbi 3.5 milionë shikime. Në videon ku ai demonstronte përdorimin e kremit të ereksionit në buzët e tij, thotë:

 

“Në thelb, unë pashë një film ku një vajzë vuri kremin e ereksionit në buzë dhe kjo i bëri ato vërtet të mbushura, kështu që tani do ta provoj. Kam harruar se çfarë filmi ishte. Është një lloj ndjesie shpimi gjilpërash. Nuk është e tmerrshme, por do ta shohim”.

Ai më pas thotë se do ta lërë kremin për 5 minuta të tjera për të parë sa mund të zmadhohen buzët, por e heq brenda disa minutave.

“Djeg vërtetë shumë”, thotë ai ndërsa rezultati është që buzët e tij vërtetë janë zmadhuar.

Shumë prej tyre që e panë videon komentuan se ishin tunduar nga efekti.

Por mjekët paralajmërojnë: “Vendosja e kremit të ereksionit në buzët tuaja për buzë më të plota është krejtësisht qesharake dhe mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme për një numër arsyesh. Individët që provojnë këtë mund të pësojnë një reaksion alergjik siç janë pickimi, flluskat dhe ënjtja. Efektet e tjera anësore kur kremi hyn në trup mund të krijojë dhimbje koke, probleme të presionit të gjakut dhe madje edhe probleme të mundshme të zemrës. Kremi gjithashtu mund të shpërthejë gjakun nga plagët”.

Doktori britanik i kozmetikës, Ross Perry, thotë gjithashtu që efekti është vetëm i përkohshëm dhe mund të zgjasë maksimumi pak orë, ndaj nuk duhet të rrezikoni.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV