Aksident fatal në Shkodër, polici përplas për vdekje drejtuesin e biçikletës

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në aksin rrugor Kolpik-Shkodër. Bëhet me dije se punonjësi i policisë ka aksidentuar për vdekje një kalimtar që po udhëtonte me biçikletë.

Njoftimi:

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, ku një polic ka përplasur për vdekje një qytetar që po udhëtonte me biçikletë.

Mësohet se i vdekur ka mbetur 50 vjeçari Agim Shkambaj, i cili u përplas nga polici Gjergj Gjeloshi që po udhëtonte me një mjet tip “Fiat”.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.