Trendi i 2 maskave, ekspertët flasin nëse të mbrojnë vërtetë apo jo më shumë nga Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Mund të keni parë shumë personazhe publikë ose jo, njerëz me të cilët rastisni nëpër banka, në zyrat e shërbimeve, apo urbanë, që mbajnë dy maska. Ndërsa shkencëtarët kanë rënë në një mendje se virusi përhapet përmes spërklave, maska është një nga mjetet parandaluese që ato të shkojnë në sytë, hundën ose gojën e dikujt tjetër.

Maska N95 dhe ato kirurgjikale janë disa nga maskat më efektive për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe në veçanti, maskat N95 mund të mbrojnë atë që e mban atë, ashtu edhe ata përreth tij.

Por një nga gjërat se ekspertët e shëndetësisë nuk po bien dakord, është nëse ka efekt apo jo mbajtja e dy maskave.

Pak muaj më parë, në nëntor, ekspertët e shëndetësisë në Amerikë dolën në një mendje se mbajtja e dy maskave nuk ka asnjë rol shtesë në sigurinë e personit që e mban.

Për shkak se maskat N95 dhe maskat kirurgjikale janë të dyja efektive, duke shtuar një maskë të dytë pas njëra tjetrës nuk do të shtojë domosdoshmërish më shumë mbrojtje.

Imunologjia amerikane Tania Elliott, madje ngritin një shqetësim për ata që mbajnë dy maska: “Kur vendos dy maska, spërklat mund të kapen mes maskave. Kështu që kushdo që dëshiron të vendos dy maska duhet të shmangë vendosjen e maskave në një sipërfaqe potencialisht të kontaminuar dhe duhet të jetë veçanërisht i kujdesshëm për pastrimin e rregullt të maskave”. Ekpertët thanë se ndërsa mbajtja e dy maskave nuk ofron më shumë mbrojtje, kjo nuk do të thotë që zakoni i maskës së dyfishtë është krejt i padobishëm, pasi kështu ruani maskën N95 dhe vazhdoni që të ndërroni vetëm maskën e sipërme.

Lexo edhe :  Punëtorë që meritojnë dyfishin e pagës, është e pabesueshme çfarë arrijnë në punë!

Por ndërsa personazhet e famshëm e vazhduan këtë trend, disa ekspertët pavarësisht vërtetimit shkencor të këtij zakoni, bën që qëndrimi i tyre t’iu përshtatej trendit.

Ekspertja e shëndetit e Tia, Kathleen Jordan, thotë se një zakon i tillë krijon më shumë rehati për personin, bën që maska të ripërdoret dhe mund të jetë e një pengesë e efektshme virale.

“Mund të mbani një maskë pëlhure dhe më pas një maskë kirurgjikale. Maska prej cope lahet dhe mbulon boshllëqet anësore të krijuara shpesh nga maskat mjekësore, dhe lejon që përdoruesi të ripërdorë maska ​​kirurgjikale”, tha Jordan.

Ekspertët bien në një mendim, kur thonë se ajo që ka rëndësi është që mjafton të mbani edhe një maskë, për sa kohë e mbani në mënyrë korrekte.

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV