Rama në Dardhë: Pandemia ndihmoi shumë njerëz të njohin Shqipërinë! Analistët dinin vetëm të merrnin avionin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama vijon turin e vizitave në Korçë, ku ditën e sotme është ndalur në Dardhë te një familje që pret turistë.

Gjatë bashkëbisedimit me familjen Tasho, Rama tha se pandemia ndihmoi njerëzit që të njohin Shqipërinë. Këtu ka ironizuar edhe analistë e opinionistë për të cilët tha se ishin mësuar të merrnin avionin e të largoheshin por këtë vit ka ndodhur e kundërta pasi kanë vizituar bukuritë shqiptare dhe janë mahnitur.

Pandemia ndihmoi shumë njerëz që të njohin Shqipërinë se i shohin nga televizori. Në televizor del 1 që thotë s’kam punë. S’dua të përmend emra një personalitet shqiptar që jeton jahstë e takoj në përmet dhe kishte ardhur me familjen atje gjatë kohës së verës që skishte ku shkonte.

Po sa e bukur qenka Shqipëra më thotë. Shyqyr që ra COVID tha e po shoh Shqipërinë  po mahnitem. Se kishte parë kurrë Përmetin. Fevziu, tashi e zbuloi Shqipërinë ai e bën emisioni, sa e bukur Gjirokastra, Vlora. Janë bërë janë bërë i thashë po  ti me përgjime mbete. Zbuluan Shqipërinë opinionistët, analistët se gjëja e parë ishte merr avionin dhe ik. Jam akoma në moshën që ec pa u mbajtur apo të dukem si i lodhur (batuta e Ramës pasi njëri nga anëtarët e familjes i tha të mbahej teksa zberiste tatëpjetën me borë)”, tha Rama,

Familja Tasho tha se së fundmi turistët më shumë kanë qenë të rinj, të grupmoshës deri në 30 vjeç.

“Grupmosha e turistëve tani më e madhja është deri në 30 vjeç, janë më shumë të rinj”, tha ai.

Nga Dardha, Rama ka bërë dhe premtime duke thënë se një hotel “me 5 yje në Valbonë do mbarojë shpejt”, tha Rama.

Të fundit

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Dhjetëra deputetë britanikë: Të njohim Palestinën si shtet!

59 deputetë laburistë i kanë bërë thirrje David Lammy-t, Sekretarit britaniku të Shtetit dhe Ministrisë së Jashtme që ta njohin menjëherë Palestinën si shtet. Deputetë...

“Situata aktuale në Theth, problem themelor për turistët”

Gazetari Basir Çollaku e sheh të rrezikshëm për turizmin në Shqipëri, precedentin e krijuar në fshatin turistik të Thethit, ku si pasojë e aksionit...

Lajme të tjera

Web TV